VIDEO/ Pamjet kur treni i Vucic ndalet në kufi më Kosovën

VIDEO/ Pamjet kur treni i Vucic ndalet në kufi më Kosovën

77
0
Shares

Treni i linjës Beograd – Mitrovicë, me shkrime nacionaliste “Kosova është Serbi” u kthye sërish në Beograd. Pamjet në këtë video të transmetuara nga agjencia zyrtare e lajmeve serbe tanjug tregojnë pasagjerët serbë që futen sërish në vagonë dhe nisin të këndojnë këngë nacionaliste.

Presidenti Hashim Thaçi urdhëroi Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, të ndalojnë mjetin të hyjë në territorin e Kosovës. Në veri të Kosovës dolën forcat speciale ROSU duke dhënë idenë e rikthimit të luftës. Nga ana e tij, Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp deklaroi se kishte marrë vendimin që ta ndalte trenin me qëllim të “shmangies së konfliktit”. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të Kosovës që të “mos provojnë të sulmojnë serbët me armë, sepse Serbia nuk do ta lejojë një gjë të tillë”. Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se treni serb nuk do të futet në Kosovë dhe se kthimi i tij prapa është veprimi i duhur. Mustafa e cilësoi këtë situatë si të panevojshme dhe një lojë të pandershme të Serbisë.

Bie në sy fakti se treni nuk kishte udhëtarë por demonstrues të cilët u kthyen sërish në Beograd.

Ky është një ndër provokimet më të rrezikshme mes Kosovës dhe Serbisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY