Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Moti i ftohtë rrit menjëherë çmimet e lëndëve djegëse

11/01/2017
Moti i ftohtë rrit menjëherë çmimet e lëndëve djegëse
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ky dimër jo i zakontë për nga temperaturat e ulëta të cilat nisën që në fillim të vjeshtës e ka rritur ndjeshëm kërkesën për lëndë djegëse, dru, gaz dhe energji elektrike.

Në përgjigje të konsumit të lartë, tregu ka reaguar në rritje të çmimeve për drutë dhe gazin, teksa energjia për shkak se ofrohet nga kompanitë publike, po shitet me të njëjtat çmime.

INSTAT, në përllogaritjen e detajuar të inflacionit, njoftoi se çmimet e lëndëve djegëse të cilat nisën të rriten qysh në mars të 2016, panë një rritje të fortë në nëntor 2016 me 5.3%.

Rritja e këtij grupi ka vijuar edhe në dy muajt në vijim në dhjetor 2016, por kulmi arriti në janar 2017, kur çmimi i gazit për ngrohje u rrit në mbi 20%.

Rritja e çmimit të lëndëve djegëse u stimulua veç kërkesës së e lartë edhe nga politikat fiskale të qeverisë. Më 1 janar ka hyrë në fuqi akciza 8 lekë për litër ndaj gazit për automjetet, por tregu ka reaguar masivisht, duke rritur çmimet me trefishin e kësaj vlerë për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Duke qenë se OSHEE ka sjellë në binarë pagesat e energjisë elektrike, konsumatorët po orientohen në konsumin e lëndëve të tjera për ngrohje për të shmangur faturat e larta të energjisë.

Për rrjedhojë, në dy vitet e fundit, konsumi i energjisë elektrike ka pësuar një ulje të lehtë, teksa është rritur kërkesa për ngrohje me dru dhe gaz. Por moratoriumi për pyjet duke se ka ngushtuar edhe më tej zgjedhjet për ngrohje, duke e bërë kështu të pashmangshëm rritjen e çmimeve.

Shqipëria është ndër të paktat vende që ende nuk është pa akses në rrjetet e gazit të paktën deri sa të hyjë në punë gazsjellësi TAP më 2020, teksa ka një eficencë të ulët të banesave pasi mbi 90% e tyre janë pa ngrohje qendrore dhe pa hidroizolim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Caktohet gjykatësi i çështjes Ahmetaj për seancën paraprake

19/03/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, emrat shkojnë për verifikim në SPAK

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Caktohet gjykatësi i çështjes Ahmetaj për seancën paraprake

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.