Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë të mundur goditjen e grupit që kryenin grabitje të karburanteve me maska dhe nën kërcënimin e armëve.
Ata kanë zbardhur dhe dokumentuar pa kaluar 24 orë nga ngjarja grabitjen e dy karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës.
Për pasojë janë arrestuar dy prej autorëve të dyshuarve,
• Klajdi Pupa 20 vjeç, banues në Durrës, I dënuar më parë për posedim të lëndëve narkotike;
• Flroian Thana 19 vjeç, banues në Durrës, I dënuar më parë për vjedhje.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet pë kapjen e shtetasit:
• B. K., 20 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.
Specialistët për Krimet në sajë të veprimeve hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e veprimtarisë kriminale, të kryer nga shtetasit e mësipërm, të cilët në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në periudha të ndryshme kohore kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve pika karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, tek”Mbikalimi i Fllakës”, duke marrë shuma të ndryshme parash, konkretisht:
1. Më datë 12. 12. 2016, rreth orës 02:50, shtetasit e mësipërm dyshohen se nën kërcënimin e armës I kanë marrë xhiron ditore rojeve të një karburanti , në afërsi të mbikalimit të Fllakës, rreth 150 000 – 200 000 lekë.
2. Më datë 09. 01. 2017, dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe me maska kanë vjedhur dy karburante në të dy krahët e autostradës dhe më pas janë larguar me një mjet tip Golf.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.
• Një automjet tip Volksëagen Golf 5 me të cilën autorët kryenin vjedhjet;
• Një çantë krahu, në të cilën mbanin armën dhe maskat;
• Dy telefona celularë.
Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerëve të Policisë, autorët kanë pranuar dhe shpjeguar mekanizmin e kryerjes së grabitjeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/