Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prishtina e tronditur për Haradinaj, negociata për lirimin me francezët

04/01/2017
Prishtina e tronditur për Haradinaj, negociata për lirimin me francezët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Arrestimi i dytë i Ramush Haradinaj pas një urdhër arresti lëshuar nga Serbia në vititn 2004 ka tronditur politikën dhe zyrat e Kosovës.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha e ka konfirmuar për Gazetën Express se qeveria po ndërmerr të gjitha veprimet për lirimin e tij.

“Është e vërtetë se është arrestuar lideri i AAK’së. Ne jemi duke i marr të gjitha masat që Haradinaj të lirohet sa më shpejt. Për këtë jemi duke punuar edhe me Ministrinë e Jashtme dhe ambasadat tona”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka thënë se deri më tani nuk i din arsyet se pse është arrestuar Ramush Hardinaj nga autoritete Franceze.

“ Jemi duke punuar. Shumë shpejt do t’i marrim vesh edhe arsyet e këtij arrestimi”, ka treguar ajo.

Ndërsa zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme deklaruan se nga cast ii arrestimit janë duke u marrë intensivisht, që nga ora 15:00 e ditës së sotme, me rastin e ndalimit të Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së.

“Ndalimi i tij nga autoritetet franceze është bazuar në një fletarrest të Serbisë të vitit 2004, që për ne është i papranueshëm. MPJ ka nisur notat verbale nëpërmjet Ambasadës tonë në Paris dhe vetë ministri Hoxhaj është marrë personalisht për të shfrytëzuar të gjitha rrugët diplomatike që Haradinaj të lirohet sa më parë”, ka thënë për Telegrafin, Bashmir Xhemaj, shef i Kabinetit te Ministrit Hoxhaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, partia që drejton Haradinaj ka lëshuar një deklaratë ku konsideron se arrestimi i haradinajt në Bazel, pjesën francezeështë një veprim i tillë është krejtësisht i padrejtë dhe i papranueshëm.

“U bëjmë thirrje autoriteteve franceze qe t’i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të Serbisë”, thuhet në deklaratën e AAK-së.

Në vijim AAK ka kërkuar që të ndërpritet cdo kontakt me Serbinë. “Njëkohësisht kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ndërpres çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të mos i tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër përsonaliteve të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Arrestimi i Haradinajt është pritur me irritim edhe nga zëra të medias dhe qytetarë në Prishtinë dhe Tiranë. Juristi dhe analisti i çështjeve politike, Dastid Pallaska, ka reaguar pas arrestimit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse.

“Arrestimet e udhëheqësve të luftës në bazë të vendimeve të Serbisë do të ndalen vetëm atëherë kur ne do të fillojmë të lëshojmë fletë-arrestet tona kundër zyrtarëve dhe oficerëve serb që kryen krime lufte në Kosovë e të cilët ende mbajnë pozita të larta në qeverinë, ushtrinë dhe policinë serbe”, ka shkruar Pallaska në Facebook.

Ndërkaq një gazetar në Tiranë, Arsen Rrusta shkruan se kjo është një krisje me shqiptarët para vizitës së Presidentit francez në Tiranë. “FLM France qe na kujton se para Italise, Greqis, Gjermanis, ti je thjesht nje vend qe Shqiptaret do ti shohesh si koloni Sllave !!!

Ka ndonje qe eshte Je sui ????

Holand mirardhsh ne Tirane por kjo e Haradinajt eshte nje krisje qe sduhet ta lejosh mes dy popujve”, shkruan Rrusta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Gjyqi për tenderin e Lagunës së Patokut, qeveria mbron deputetin Prenga

Kadastra ka mbivendosur truallin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

27/07/2026
Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

27/07/2026
Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

27/07/2026
Berisha: Jemi pro kredisë nga SHBA, por nuk votojmë në procedura antikushtetuese!

Berisha: Jemi pro kredisë nga SHBA, por nuk votojmë në procedura antikushtetuese!

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjyqi për tenderin e Lagunës së Patokut, qeveria mbron deputetin Prenga

Kadastra ka mbivendosur truallin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

27/07/2026
Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

27/07/2026
Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.