Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Dolëm budallenj që pranuam Maqedoninë”

03/01/2017
“Dolëm budallenj që pranuam Maqedoninë”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës dhe përkrahja e anëtarësisë së saj në organizatën ndërkombëtare të UNESCO-s acaron marrëdhëniet e Serbisë me shtetet fqinje, por kjo sipas tij, nuk do të thotë se Serbia do të ndërmerr diçka bilaterale kundër shteteve fqinje.
Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, ai ka thënë se Serbia ka gabuar që e ka njohur Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, pasi që e njëjta e ka njohur Kosovën.
Daçiç ka thënë se nuk bëhet fjalë për hakmarrje por për “reciprocitet në politikën e jashtme”.
“Serbia ka bërë një gabim shumë të madh për këtë. E tërë Evropa dhe bota përdorë emërtimin Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, ndërsa ne vëllezërit tanë grekë i kemi goditur në fytyrë ndërsa tani presim nga Greqia të mos e njohë Kosovën, e ne e kemi njohur Maqedoninë duke lënduar Greqinë kurse ata (maqedonas) gjithmonë votojnë për Kosovën. Më duhet të them se jemi budallenj. Ja, do të përdorë një term jodiplomatik”, ka thënë Ivica Daçiç.
Shefi i diplomacisë serbe ka theksuar se Beogradi në marrëdhëniet bilaterale në Shkup do ta përdor emrin kushtetues, për në aspektin multilateral do ta përdor emrin që e përdorin Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara – IRJM.
“Tani ju do të thoni se ajo është hakmarrje. Ajo nuk është hakmarrje, është politikë përgjegjëse nacionale. Nuk është Serbia leckë që gjithkush të mund ta hedh. Ne nuk I lejojmë akujt që të na poshtërsojë. Nëse për dikë nuk janë të rëndësishme kishat dhe manastiret tona në Kosovë dhe Metohij të cilat janë të djegura dhe të shkatërruara dhe ajo nuk është e mjaftueshme të paktën të jetë I përmbajtur rreth çështjes për Uneskon atëherë unë duhet ta parashtroj pyetjen për thelbin e marrëdhënieve tona”, ka deklaruar Daçiç.
Ai më tej ka shtuar se mezi pret të paraqitet në organizata ndërkombëtare ndonjë qëndrim që është i rëndësishëm për Maqedoninë e Malin e Zi dhe atëherë do shohin se si do të vendos Serbia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksidenti rëndë, çifti i turistëve zviceranë plagoset në Mat

Aksident i rëndë në Tiranë, çfarë ndodhi në aksin Baldushk-Vishnjë

22/03/2026
Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

Pak orë para protestës, apeli i Berishës për qytetarët shqiptarë

22/03/2026
Mbështetës të opozitës pushtojnë rrugët drejt Tiranës për protestën e sotme

Mbështetës të opozitës pushtojnë rrugët drejt Tiranës për protestën e sotme

22/03/2026
Bardhi tregon shënjestrën tjetër të opozitës pas Parlamentit

Në orën 18.00 protesta e opozitës: Apeli i Bardhit, qeveria është e izoluar, ta rrëzojmë

22/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksidenti rëndë, çifti i turistëve zviceranë plagoset në Mat

Aksident i rëndë në Tiranë, çfarë ndodhi në aksin Baldushk-Vishnjë

22/03/2026
Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

Pak orë para protestës, apeli i Berishës për qytetarët shqiptarë

22/03/2026
Mbështetës të opozitës pushtojnë rrugët drejt Tiranës për protestën e sotme

Mbështetës të opozitës pushtojnë rrugët drejt Tiranës për protestën e sotme

22/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.