Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sekretari i ri i Përgjitshëm i OKB-së, i frikësuar në ditën e parë të punës

01/01/2017
Sekretari i ri i Përgjitshëm i OKB-së, i frikësuar në ditën e parë të punës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekretari i ri i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres në mesazhin e tij të parë për qytetarët e botës konsideron se cështja e paqes në botë do të jetë ajo më e rëndësishmja për mandatin e tij.

“Në ditën time të parë si Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, kam një pyetje që më rëndon në zemër.

Si mund t’i ndihmojmë miliona njerëz të zënë në konflikt, që vuajnë në masë pasojat e rënda të luftërave të pafund?

Bombardime me forcë vdekjeprurëse po lëshohen mbi civilët. Gratë, fëmijët dhe burrat po vriten dhe lëndohen, po dëbohen me forcë nga shtëpitë e tyre, po zhvaten dhe mjerohen. Tashmë janë kthyer në objektiv edhe spitalet dhe autokolonat me ndihma humanitare.

Askush nuk del i fituar nga këto luftëra. Të gjithë humbasin. Për shkatërrimin e shoqërive dhe ekonomive janë shpenzuar trilionë dollarë, duke nxitur një varg veprimesh të mungesës së besimit dhe frikës, që mund të zgjasë për gjenerata të tëra. Rajone të tëra janë destabilizuar dhe kërcënimi i ri nga terrorizmi global na prek të gjithëve.

Në këtë ditë të kremtimit të Vitit të Ri, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e një angazhimi të përbashkët në këtë Vit të Ri:

Le të bashkohemi për të vendosur paqen në plan të parë.

Le të jetë viti 2017 një vit në të cilin ne të gjithë së bashku, qytetarë, qeveri, liderë, të përpiqemi fort për të kapërcyer dallimet tona.

Nga solidariteti dhe dhembshuria në jetën e përditshme, te dialogu dhe respekti mbi ndasitë politike… Nga armëpushimet në fushën e betejës, te kompromisi në tryezën e negociatave për të gjetur zgjidhje politike…

Paqja duhet të jetë synimi dhe udhërrëfyesja jonë.

Gjithçka për të cilën ne përpiqemi fort si një familje e madhe humane, për dinjitet dhe shpresë, progres dhe prosperitet, varet nga paqja.

Por paqja varet nga ne.

Ju bëj thirrje të gjithëve të bashkoheni me mua në këtë angazhim për paqe sot dhe në çdo ditë në të ardhmen.

Le ta shndërrojmë vitin 2017 në një vit kushtuar paqes”, shkruan Sekretari i ri i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Bën thirrje për qetësi në Prishtinë. Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së ishte i padrejtë dhe i pamerituar!

Berisha: Bën thirrje për qetësi në Prishtinë. Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së ishte i padrejtë dhe i pamerituar!

16/09/2026
Zemërim në Prishtinë pas dënimeve të rënda për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin

Zemërim në Prishtinë pas dënimeve të rënda për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin

16/09/2026
Rama reagon për dënimin e Thaçit

Rama reagon për dënimin e Thaçit

16/09/2026
DËNIMET/ Krasniqi, Veseli dhe Selimi deri në 25 vjet burg

DËNIMET/ Krasniqi, Veseli dhe Selimi deri në 25 vjet burg

16/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Bën thirrje për qetësi në Prishtinë. Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së ishte i padrejtë dhe i pamerituar!

Berisha: Bën thirrje për qetësi në Prishtinë. Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së ishte i padrejtë dhe i pamerituar!

16/09/2026
Zemërim në Prishtinë pas dënimeve të rënda për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin

Zemërim në Prishtinë pas dënimeve të rënda për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin

16/09/2026
Rama reagon për dënimin e Thaçit

Rama reagon për dënimin e Thaçit

16/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.