2016, ky vit i zi për artistët ndërkombëtarë, yjet që u shuan

2016, ky vit i zi për artistët ndërkombëtarë, yjet që u shuan

56
0
Shares

Vdekja e yllit të popit George Michael, ditën e djeshme, i është shtuar këtij viti tragjik për muzikën botërore, duke shtuar këtu edhe vdekjen e David Boëie dhe Prince.
David Boëie: Idhulli i rokut për shumë veta vdiq në datën 10 janar, dy ditë para lancimit të CD-së së tij më të ri “Blackstar”, në ditën e ditëlindjes së tij të 69-të.
Pail Kantner: Themeluesi dhe iniciatori i bandës së rokut Jefferson Airplane, vdiq në datën 28 janar, në moshën 74-vjeçare nga infarkti në zemër.
Prince: Artisti që dominoi vitet ’80 me “Purple Rain”, vdiq më 21 prill të këtij viti, në moshën 57-vjeçare për shkak të overdozës me antidepresantë.
Leonard Cohen: Poeti dhe këngëtari i njohur vdiq në datën 7 të muajit të kaluar, në moshën 82-vjeçare në Montreal. Ashtu si dhe Boëie, zëri i mrekullueshëm kanadez sapo kishte përfunduar albumin e tij të fundit “You Want It Darker”.
George Michael: Ish-lideri i dyshes së popit Wham, në vitet ’80 pati një karrierë të shkëlqyer. Vdiq në shtëpinë e tij ditën e Krishtlindjeve si pasojë e infarktit në zemër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY