Shpallet fituesi i Festivalit të RTSH, ja çmimet

Shpallet fituesi i Festivalit të RTSH, ja çmimet

77
0
Shares

Ndryshe nga vitet e shkuara, të paktën këto vite kur fituesi i Festivalit të Këngës në RTSH shkon automatikisht në ”Eurovizion”, në këtë edicion të 55-të mungonin emrat e mëdhenj të skenës shqiptare.
Në vend që të këndonin, këtë herë emrat më të njohur të muzikës së lehtë ishin aty për të prezantuar këngëtarët e rinj.
Liljana Kondakçi, Myfarete Laze, Rovena Dilo, Kozma Dushi, Rosela Gjylbegu, Alma Bektashi e shumë emra të tjerë ishin aty, në të tri netët, për të nxitur e promovuar kolegët e tyre të rinj, sepse ka qenë pikërisht ky qëllimi i këtij festivali, zbulimi i talenteve të reja nëvokal dhe krijues të rinj të muzikës.
Edhe fituesi ishte një prej tyre… Linda Halimi do të shkojë në”Eurosong” të këngës si fituese e këtij viti, qëllim dhe dëshirë kjo e jo pak këngëtarëve, të mëdhenj a të rinj qofshin, raporton Panorama
Në fakt, në nisje të edicionit të këtij viti, u duk se askujt nuk i interesonte as kënga e as çmimi. Pas natës së parë të Festivalit, askush nuk foli për gjë tjetër përveç fustanit të tejdukshëm të prezantueses e këngëtares Ledina Çelo.
Për shkak të zhurmës që bëri zhveshja e saj në rrjetet sociale, edhe nata e dytë e Festivalit ia doli që të mbante përpara ekranit teleshikuesit, por jo me qëllimin për të dëgjuar këngët…”Çfarë ka veshur sot Ledina!?”, kjo ishte pyetja e ditës dhe pritja e mbrëmjes. U desh të vinte nata e tretë dhe e fundit që të dëgjoheshin 14 këngët që kishin kaluar në natën finale, nga 28 që ishin në konkurrim.
VOTIMI ME TRI JURI DHE NOTERË, PUBLIKU INJORON FITUESEN
Çmimet e Festivalit të 55- të të Këngës në RTSH kaluan në më shumë se një filtër. Përveç votave të publikut, një traditë e rikthyer kjo në Festival, këngët e mbrëmshme u vlerësuan nga juria qendrore që gjendej në sallën e Pallatit të Kongreseve, e përbërë nga këngëtarja Vikena Kamenica, regjisori Altin Basha, këngëtarja Alma Bektashi, kantautori Vlashent Sata, autori Arben Duka dhe sopranoja Inva Mula.
Përveç jurisë në sallë, këtë herë dhanë votën e tyre edhe disa personalitete të tjerë të muzikës. Elsa Lila, Nertila Koka, Adelina Ismaili, Anjeza Shahini dhe Agim Krajkaishin pesë emrat e mirënjohur të muzikës shqiptare që vendosën për emrat e fituesve, por këta nuk ishin të vetmit emra që vendosën për “fatin” e këngës së këtij viti.
Juria e natës finale ishte e ndryshme nga ajo e dy netëve të para. Dy juritë e natës së tretë patën një rezultat të ndryshëm nga votat e publikut, që zinin 40% të rezultatit përfundimtar. Çmimi i parë i Lindita Halimit, ndiqet nga Genc Salihu me çmim të dytë dhe Dilan Reka në vend të tretë. Edhe dy çmimet e tjera do të shkojnë në “Eurosong” si pjesë e delegacionit.
KONCEPTI I RI I FESTIVALIT TË 55-TË TË KËNGËS
Festivali i Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar në përvjetorin e 55-të të tij erdhi me një strukturë dhe konceptim tërësisht të ri.
Organizatorët e Festivalit, që qëndron në themelin e traditës së muzikës së lehtë shqipe, publikuan kohë përpara fillimit të Festivalit para mediave dhe artistëve konceptimin strukturor dhe përmbajtjesor, që synoi rikthimin e besimit të publikut, por edhe të vetë krijuesve.
Sipas drejtorit të Festivalit, Rezart Aga, mbështetja te struktura e re e 5 producentëve do të krijonte një bazament përzgjedhës cilësor, që iu besua kompozitorëve të njohur Alfred Kaçinari, Shpëtim Saraçi, Gent Rushi, Florent Boshnjaku dhe Bojken Lako.
Këngët që morën pjesë në këtë edicion jubilar ishin vetëm 24. Ndërkaq, edhe formula e re e jurive e prezantuar nga Aga u prit mirë edhe nga artistët.
Tre çmimet e Festivalit të 55-së të Këngës
Vendi i parë  Linda Halimi
Vendi i dytë  Genc Salihu
Vendi i tretë  Dilan Reka

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY