Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sa do të “kushtojnë” këngëtarët tanë për festa

24/12/2016
Sa do të “kushtojnë” këngëtarët tanë për festa
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mbrëmja e fundvitit për shumë është një ditë relaksi, por për artistët është pa dyshim nata më fitimprurëse. Prej kohësh tashmë janë pronotuar club-et ku emrat më të njohur të muzikës do të performojnë për të gjithë ata që zgjedhin të festojnë deri në orët e para të mëngjesit.
E normalisht, kur flasim për festën e ndërrimit të viteve, dihet që çmimet e këngëtarëve janë edhe më të kripura. Suplementi i Gazeta Shqiptare, “Bluetooth” ka mundur të mësojë se sa do të paguhen disa prej emrave më të njohur të skenës mbrëmjen e 31 dhjetorit, por edhe të 1 janarit. “Mbreti” i natës mbetet edhe për këtë vit Noizy.
Mësohet se reperi i njohur do të jetë i ftuar në nga clubet e kryeqytetit ku dhe do të marrë plot 20 mijë euro. Sipas burimeve pranë Noizy-t, ai ka refuzuar disa oferta të majme edhe në diasporë për të qenë pranë familjes këto festa deri në mesnatë. Megjithatë, ajo që bie në sy janë shumat e mëdha që këngëtaret nga Kosova do të marrin këtë fundvit. Adelina Tahiri do të jetë në Zvicër, ku do të marrë 12 mijë euro për mbrëmjen e 31 dhjetorit dhe 1 janarit.
Nora Istrefi është një tjetër këngëtare, që këtë vit do të paguhet plot 10 mijë euro për performancën e saj. Gjyste Vulaj është po kështu do të paguhet 10 mijë euro për dy netët ku do të performojë. Grupi NRG do të performojë në Tiranë dhe do të marrë në total 10 mijë euro për këtë natë. Rovena Stefa do të jetë në Gjermani dhe do të marrë 10 mijë euro, ndryshe nga një vit më parë ku mori 12 mijë euro.
Gena dhe Silva Gunbardhi këtë vit të ri do ta festojnë me shqiptarët në SHBA. 10 mijë euro kanë kushtuar këngëtarët për performancën e tyre live në Miçigan. Anjeza Branka do të jetë në Dyserdorf të Gjermanisë dhe do të marrë 3 mijë euro për këtë natë. Si nata më speciale e vitit, çmime të shtrenjta do të ketë edhe për klientët. Kështu, disa clube në Tiranë i kanë mbyllur tashmë rezervimet e tyre, madje edhe në zonat VIP. Çmimet variojnë nga 1 mijë lekë hyrja deri tek 30 euro për person. E duke parë çmimet dhe të ftuarit specialë të kësaj nate, atmosfera është e garantuar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026
Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

19/02/2026
Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026
Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

19/02/2026
Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.