Besimtarët katolikë kremtojnë në katedralen e Tiranës meshën e Krishtilindjes

Besimtarët katolikë kremtojnë në katedralen e Tiranës meshën e Krishtilindjes

139
0
Shares

Dhjetëra besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku mbahet mesha tradicionale e Krishtlindjes.

Mesha kremtohet nga Arqipeshkvi i Arkidioqezes Tiranë-Durrësit, Imzot Xhorxh Frendo. Kjo është‎ mesha e parë që imzot Frendo kremton për Krishtlindje, që pas marrjes së detyrës.

Bashkë me urimin për të gjithë besimtarët, kjo dioqezë ka lajmëruar se nuk do të organizojë pritjen tradicionale me politikanë.

“Krishtlindja është sigurisht festa e të gjithëve, por veçanërisht e të varfërve dhe të atyre që janë në kufijtë e shoqërisë tonë. Është ky motivi pse Arkidioqeza e Tiranë-Durrësit ka vendosur që, në Krishtlindjen e këtij viti, në vend të pritjes zyrtare për pushtetarët, politikanët, ambasadorët e të tjerë, të organizojë një drekë për të varfrit në ambientet e Arqipeshkëvisë Tiranë-Durrës”, thuhet në njoftimin e Imzot Frendos.tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY