Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“FOOTBALL LEAKS”/ Kështu i fitoi shqiptari 5 milionë euro për imazhin e Paul Pogda

09/12/2016
“FOOTBALL LEAKS”/ Kështu i fitoi shqiptari 5 milionë euro për imazhin e Paul Pogda
Share on FacebookShare on Whatsapp

Paul Pogba kishte një agjent shqiptar që ia menaxhonte të drejtat e imazhit. Ylli Kullashi është shqiptari i cili ka menaxhuar 40% të të drejtave të imazhit të futbollistit francez, në vitin 2014, ndersa kishte përfituar rreth 5 milionë euro pas një marrëveshje të futbollistit të Manchester United me kompaninë e njohur Adidas, në vitin 2016, sipas rrjedhës së dokumenteve “Football Leaks”.

Një kosovar fitoi rreth 5 milionë euro nga imazhet e Pogbas, sipas “Football Leaks”

Futbollisti i njohur francez, Paul Pogba së bashku më agjentin e tij Mino Raiola kanë përdor një kompani në parajsat fiskale në ishullin Jersey për të fshehur paratë dhe për të ruajtur të drejtat e imazhit të futbollistit për arsye tatimore.

Rrjedhjet e dokumenteve “Football Leaks” të publikuara në median franceze Mediapart, pretendojnë se lojtari më i shtrenjtë në botë dyshohet se është përfshirë në mosmarrëveshje midis agjentit aktual të tij, Mino Raiola dhe ish-agjentëve Oualid Tanazefti dhe shqiptarit Ylli Kullashi, për të fituar kontrollin e imazhit të futbollistit.

Në vitin 2014, ish-agjenti dhe këshilltari i Pogbas, francezi Tanazefti dhe shqiptari nga Kosova Ylli Kullashi, arritën një marrëveshje me Pogban në nëntor të vitit 2014, e cila i dha dy menaxherëve Tanazefti dhe Kullashi të gjitha të drejtat e imazhit të lojtarit për një periudhë prej 15 vjetësh.

Siç shkruan Mediapart, e cila bazohet në dokumentet e “Football Leaks”, Tanazefti dhe Kullashi i blenë të drejtat e futbollistit për një shumë që sillej prej 1.5 milionë deri në 5 milionë euro.

Në atë kohë, të drejtat e imazhit të Pogbas kaluan tek Tanazefti (i cili mori 60% të të drejtave të imazhit) dhe Ylli Kullashi (i cili mori 40% të drejtave të imazhit) përmes një kompanie nga Luksemburgu, raporton Insajderi.

Megjithatë, kur Raiola u bë përfaqësuesi i lojtarit, ai bëri gjithçka që t’i merrte të drejtat e imazhit të Pogbas, derisa ia arriti ta bënte një gjë të tillë në vitin 2015.

Raiola zhvendosi paratë nga të drejtat e imazhit të Pogbas në Jersey, një ishull në kanalin anglez, në të cilin ka kompani që fshehin paratë (offshore).

Pogba, më 16 mars të vitit 2016, nënshkroi një kontratë 10-vjeçare me kompaninë e veshjeve, Adidas, nga e cila do të fitonte 40 milionë euro, thotë Mediapart.

Por siç raportonte gazeta e njohur franceze L’Equipe, marrëveshja me kompaninë e Adidasit u bë e mundur vetëm pasi Raiola u pagoi nga pesë milionë euro Tanazeftit dhe Kullashit për të drejtat e imazhit të Pogbas.

Ylli Kullashi është një menaxher futbollistësh nga Kosova, me banim në Francë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.