Gazetari malazez që po investigonte kanabisin në Shqipëri mohon akuzat për...

Gazetari malazez që po investigonte kanabisin në Shqipëri mohon akuzat për trafikim droge

72
0
Shares

Gazetari malazez i fokusuar te krimi i organizuar, Jovo Martinoviç pretendoi pafajësi ndaj akuzave për trafikim droge, ndërsa këmbënguli se lidhjet me trafikantët kishin ardhur gjatë një investigimi gazetarie.
Duke paraqitur mbrojtjen përpara gjykatës në Podgoricë të enjten, gazetari investigativ Jovo Martinoviç pretendoi pafajësi për trafikim droge, duke thënë se kontaktet e tij me të dyshuarit e tjerë në çështje vinin vetëm prej punës së tij si gazetar.
Martinoviç tha se ndërveprimet e tij me tre nga 17 të dyshuarit e tjerë për trafikim droge ishin pjesë e një investigimi gazetaresk në krim.
Pasi kaloi 14 muaj në paraburgim, gjykatësja Vesna Pean refuzoi kërkesën e Martinoviç për lirim nga burgu.
Martinoviç tha se për shumë vite ai kishte investiguar krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin në Ballkan dhe një nga detyrat e tij ishte gjithashtu ekspozimi i plantacioneve të kanabisit dhe prodhimi në Shqipëri.
“Edhe disa nga të akuzuarit në këtë çështje e dinin mendimin tim personal [për tregtinë e drogës] dhe pse nuk ishte e mundur për mua të merrja pjesë në trafikimin e drogës,” tha Martinoviç për gjykatën.
Martinoviç u akuzua për ndihmë dhe pjesëmarrje në një bandë të trafikimit të drogës në prill.
Ai ka qenë në paraburgim që prej tetorit 2015, kur u arrestua bashkë me 17 të tjerë nga Mali i Zi për një operacion të përbashkët me policinë kroate.
Martinoviç tha në gjykatë se ai ishte veçanërisht konfuz për aktakuzën e instalimin e një aplikacioni për komunikim të sigurt që nuk mund të gjurmohet te një nga të pandehurit.
“Kjo është një fyerje për të gjithë gazetarët, puna ime nuk është të instaloj pajisje. Kërkoj që prokuroria të thotë se çfarë aplikacioni kam instaluar, sepse nuk thuhet në aktakuzë dhe është kundër ligjit,” këmbënguli Martinoviç.
BIRN raportoi se Martinoviç kishte ndërveprime me dy nga 17 të dyshuarit e tjerë të akuzuar për një skemë të trafikimit të drogës si pjesë e një hetim gazetaresk.
Ata ishin Dusko Martinoviç dhe Namik Selmanoviç.
Dusko Martinoviç, i dyshuari kryesor i çështjes, është një anëtar i dënuar i bandës së hajdutëve “Pink Panther”. Jovo Martinoviç punoi me të për një seri programesh televizive mbi hajdutët.
Ai punoi me Selmanoviç kur kompania franceze  e prodhimit, CAPA Presse e kontraktoi për të kontribuar në kërkimin e një dokumentari për trafikimin e armëve.
Duke dëshmuar të hënën, Dusko Martinoviç tha se gazetari nuk ishte fajtor dhe se nuk kishte lidhje me akuzat.
“E takova gazetarin Jovo Martinoviç ndërsa kryeja dënimin në burgun Spuz në vitin 2012. Ai më vizitoi disa herë bashkë me një regjisor nga SHBA rreth një dokumentari dhe filmi për jetën time dhe dënimin në burg që kreva në Francë,” tha në gjykata Dusko Martinoviç.
Në shtator, disa organizata mediash bënë thirrje që Jovo Martinoviç të lirohej, duke pretenduar se prokuroria ushtroi presion mbi të dyshuar të tjerë të ngrinin akuza false kundër tij.
Federatat e Gazetarëve Ndërkombëtarë dhe Europianë, EFJ/IFJE bashkë me Unionin e Gazetarëve në Malin e ZI kanë bërë thirrje për lirimin e tij ndërsa gjykata e Malit të Zi është nxitur të bëjë një gjyq të ndershëm.
Ata thonë se rasti i gazetarit, që ka qenë pas hekurave për thuajse një vit, ka ngritur shqetësime.
“Martinoviç ka këmbëngulur se nuk është fajtor, duke thënë se kontaktet e tij me të dyshuar të tjerë lidheshin prej punës si gazetar. Ai ka pasur marrëdhënie me dy nga 17 të dyshuarit për rrjetin e trafikimit të drogës gjatë punës si gazetar,” thonë ata.
Megjithatë, qeveria ka thënë se nuk mund të veprojë në lidhje me thirrjet që gazetari të lirohet dhe se nuk mund të ndërhyjë në vendimet e pavarura të gjyqësorit.
Qeveria tha se aktakuza ndaj Martinoviç u ngrit dhe u konfirmuar “në bazë të provave” që janë marrë në mënyrë të ligjshme. BIRN

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY