FOTO/Sekretari personal i Enver Hoxhës duke u betuar për besnikëri ndaj fashizmit

FOTO/Sekretari personal i Enver Hoxhës duke u betuar për besnikëri ndaj fashizmit

89
0
Shares

Një foto tjetër që lidhet me qëndrimet e dyfishta të komunistëve shqiptarë në kohën e luftës është publikuar nga studiuesi i arkivave Kastriot Dervishi.

Kjo foto bën fjalë për sekretarin personal të Enver Hoxhës për gjithë kohën që ai mbajti diktaturën mbi shqiptarët. Ai është H. Kroi.

“Këto ditë u shfaq një interes i pazakonshëm edhe për rininë e dikurshme fashiste. Pati diskutime për rolin e vërtetë të saj në shoqërinë shqiptare të asaj kohe, për kontributin ose në parti, etj. Në mënyrë që të sjell një kujtim konkret të asaj kohe, po postoj këtë foto. Ajo i takon një aktiviteti të rinisë fashiste në vitin 1940. Uniforma sportive e kësaj trupe është e stilosur me një germë të madhe “M”, për nder të Benito Musolinit. Të rinjtë shqiptarë po betohen për besnikëri të përjetshme ndaj Duçes dhe fashizmit. Betimi i tyre është sinqertë se do të japin edhe jetën për çështjen e madhe fashiste. Ceremonia është pasqyruar edhe në shtypin e kohës.

Në këtë foto janë evidentuar tre persona. Personi me numrin 1 mbi krye është sekretari historik i Enver Hoxhës gjatë gjithë sundimit të tij. Emrin ia njihni besoj. Shënimi mbi kokën e tij nuk është bërë nga unë, por nga njerëzit e regjimit komunist”, shpjegon Dervishi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY