De Biazi: Si fitohet një ndeshje që zgjat dy ditë

De Biazi: Si fitohet një ndeshje që zgjat dy ditë

76
0
Shares

Xhani De Biazi e ka ende të freskët ndeshjen me Maqedoninë që zgjati dy ditë. Po, ishte nga ato ndeshje që të bënin me zemër, sepse Shqipëria po barazonte kur stuhia ndërpreu në Shkodër takimin e vlefshëm për eliminatoret e Botërorit 2016. E njëjta gjë ndodhi edhe me derbin, ku Tirana dhe Partizani do të luajnë sot në orën 14:00, 27 minutat e mbetura nga takimi i djeshëm.
“Është një situatë e sikletshme,- thotë De Biazi për “Panorama Sport”. – E rëndësishme është që të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia dhe këtu e kam fjalën për të dyja ekipet, pasi nuk jam tifoz i asnjërës”, shprehet ai.

Mister, ç’do të thotë të luash të njëjtën ndeshje dy ditë?
Është e vështirë, është e ndërlikuar. Situatë e sikletshme për trajnerët dhe lojtarët.
Sepse nga njëra anë ke avantazhin që lojtarët i ke të freskët, mund të bësh edhe ndonjë korrigjim që mendon se ia vlen, por nga ana tjetër është çështje psikologjike. Disa lojtarë nuk e kanë problem që të rinisin ndeshjen dhe të luajnë njësoj, por disa të tjerë ndoshta e kanë të vështirë të hyjnë në rrjedhën normale të ndeshjes dhe kjo mund të jetë fatale, sepse minutat i ke të pakta në dispozicion.

Çfarë këshille do t’u jepje trajnerëve për ta fituar ndeshjen, duke qenë se ju fituat kundër Maqedonisë?
Së pari, po ju them se unë dhe Kombëtarja kishim shumë më pak minuta në dispozicion se ata (15 gjithsej). Nuk besoj se situata është tërësisht e njëjtë, por gjithsesi e rëndësishme është që ekipet të ruajnë gjakftohtësinë dhe kthjelltësinë. Së dyti, ma merr mendja se trajnerët menjëherë do të shikojnë minutat e luajtura të kësaj ndeshjeje në video. Mendoj se është e rëndësishme, sepse kupton se ku dhe pse të ka vënë në vështirësi rivali e më pas ku mund të përfitosh ti.

Ju, çfarë u thatë lojtarëve para se të niste raundi i dytë me Maqedoninë?
Asgjë speciale. Thjesht luani mirë dhe sipas porosive që u kam lënë…
A e patë derbin, kush ju duk më mirë?
Nuk do të ishte etike të bëja vlerësime për një ndeshje që nuk ka përfunduar. Të presim nesër (sot) edhe të shohim…

A ka avantazhe një situatë si kjo?
Ka avantazhin që ekipet kthehen në fushë të freskëta. Por, në ndryshim nga ndeshja e Kombëtares, stafet e Tiranës dhe Partizanit kanë më shumë kohë që të shikojnë videot dhe ta marrin më me qetësi… ne në orën 1 të natës përfunduam në hotel… imagjinoni sa kohë kishim…

Kush e fiton derbin?
Mendoj që skuadra që do të jetë më racionale në rastet që do të ketë. E përsëris, duhet qetësi, vetëbesim dhe cinizëm për mundësitë që të jepen. Ke shumë pak kohë për të eksperimentuar, ndaj nuk ia vlen…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY