Policia amerikane është vënë në kërkim të një hajduti, i cili u largua me një kovë të mbushur plot me flori, vlera e të cilit arrin në 1,6 milionë dollarë.
Departamenti i policisë së New York ka publikuar një video të filmuar nga kamerat e sigurisë të një personi, duke marrë nga një furgon i blinduar sasinë e arit dhe largohet.
Sipas mediave amerikane ngjarja ka ndodhur rreth fundit të muajit shtator, por puna e deri tanishme e policisë së New York-ut nuk ka çuar ende në identifikimin e autorit.
Për të zbuluar se kush është personi, policia ka vendosur që të bëjë publike pamjet, duke kërkuar kështu ndihmën e qytetarëve për të identifikuar autorin e vjedhjes së arit.
Sipas policisë asgjë nuk ishte e organizuar, se ka qenë thjesht një kalimtar, i cili ka shfrytëzuar momentin, kur roja ishte larguar për të marrë telefonin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/