Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqiptarët e Malit të Zi negocojnë me sukses për herë të parë: 4 kushtet e plotësuara që të votojnë qeverinë

30/11/2016
Shqiptarët e Malit të Zi negocojnë me sukses për herë të parë: 4 kushtet e plotësuara që të votojnë qeverinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Dusica Tomovic

Nën një marrëveshje me partinë e ish-kryeministrit Milo Djukanoviç për të siguruar një shumicë në parlament për të formuar një qeveri të re, koalicioni i shqiptarëve etnikë në vend ia ka dalë me sukses të sigurojë disa miratime politike për kërkesa që janë bërë gjatë dhjetë viteve të fundit dhe për të cilat autoritetet kishin mbyllur gjithnjë një sy.

Shqiptarët etnikë do të marrin gjithashtu statusin e bashkisë së pavarur për qytetin e vogël Tuz pranë kryeqytetit Podgoricë, të cilën e kanë kërkuar për shumë kohë dhe që i është premtuar nga koalicioni qeverisës por që nuk u vu kurrë në zbatim.

Qeveria e re i ka thënë partive të shqiptarëve etnikë se do t’i japë statusin e bashkisë për Tuzin jo më vonë se maji i vitit të ardhshëm.

Sipas marrëveshjes, një impiant kripe i falimentuar në qytetin me shumicë shqiptare Ulqin, të cilin qeveria kishte parashikuar ta përdorte për ndërtimin e një resorti me pesë yje, do të fillojë të hapet sërish dhe do të bëhet një zonë e mbrojtur ku do të ndalohet ndërtimi.

Shqiptarët etnikë gjithashtu do të marrin deputetë në parlament nën një ligj të ri elektoral që do të përgatitet për vitin e ardhshëm dhe që do të lejojë përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare në publik sipas dëshirës së tyre.

Marrëveshja u nënshkrua nga Djukanoviç, si lider i partisë qeverisëse të Social Demokratëve dhe një koalicioni të tre partive shqiptare përpara votimit parlamentar për miratimin e kabinetit të ri të hënën.

Partia e Djukanoviç fitoi 36 vende në parlamentin me 81 deputetë në zgjedhjet e 16 tetorit dhe iu desh të formonte një koalicion me partitë minoritare të boshnjakëve, shqiptarëve dhe kroatëve për të siguruar shumicë.

Nik Gjeloshaj, një zyrtar i lartë shqiptar me Alternativën Shqiptare, një nga partitë që nënshkroi marrëveshjen, i tha BIRN se ata “morën çdo garanci të mundshme” se kërkesat do t’i përmbushen.

I pyetur nëse ka besim që Djukanoviç dhe partia e tij do t’i qëndrojnë fjalës për statusin e bashkisë për Tuzin dhe për rihapjen e kripores, Gjeloshaj tha se premtimet e mëparshme ishin bërë në tubime elektorale por tani “është në letër”.

Gjeloshaj tha se deputetët e koalicionit shqiptar, bashkë me kolegët e maxhorancës, do të kërkojnë ndryshime për ligjin e qeverisjes vendore në fillim të sesioneve parlamentare në pranverë që do t’i japë më 31 maj 2017 Tuzit statusin e bashkisë.

Ai tha se ndryshimet e ligjit elektoral në vend do t’i japin gjithashtu deputetë në parlament shqiptarëve.

“Përdorimi i lirshëm i simboleve kombëtare shqiptare pa penalitete u kërkua dhe u miratua,” shtoi ai.

Ai tha se partia e Djukanoviç premtoi se më shumë shqiptarë do të punësohen në administratën publike.

Zona e Tuzit e njohur si Malësia, shtrihet nga kufiri me Shqipërinë dhe përbën më shumë se 17 për qind të territorit të Podgoricës. Historikisht ka qenë një bashki e pavarur, por e humbi statusin në 1957.Birn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Kushtetuesja vendos për pagat e gjyqtarëve, ndryshimet në ligj në 2023 cënuan pagat

17/02/2026
Ky është vendimi i BE që mund të rrëzojë më shpejt Edi Ramën

BE po e ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale propozuar nga Rama dhe PS

17/02/2026
Policia prish folenë e dy vajzave nga Kazakistani në Tiranë

Policia prish folenë e dy vajzave nga Kazakistani në Tiranë

17/02/2026
“Tri arsyet se pse amandamenti Rama-Balluku është antikushtetues”

“Tri arsyet se pse amandamenti Rama-Balluku është antikushtetues”

17/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Kushtetuesja vendos për pagat e gjyqtarëve, ndryshimet në ligj në 2023 cënuan pagat

17/02/2026
Ky është vendimi i BE që mund të rrëzojë më shpejt Edi Ramën

BE po e ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale propozuar nga Rama dhe PS

17/02/2026
Policia prish folenë e dy vajzave nga Kazakistani në Tiranë

Policia prish folenë e dy vajzave nga Kazakistani në Tiranë

17/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.