FOTO LAJM/ Një veturë e përdorur shitet për… 10 milionë dollarë!

FOTO LAJM/ Një veturë e përdorur shitet për… 10 milionë dollarë!

60
0
Shares

U shit me një çek prej vetëm 10 milionë dollarësh (9,41 milionë euro) një nga shtatë modelet “Koenigsegg One:1” që ka vendosur rekordin e veturës më të shtrenjtë të përdorur.

Kjo shitje, sikurse mund të kuptohet lehtësisht, është një marrëveshje mes privatësh, por informacioni ka dalë nga një person i ngarkuar me mirëmbajtjen e veturës.

Por blerja e një super veture të prodhuar në një seri të limituar si “One:1”, nga e cila janë shitur gjashtë ekzemplarë për 2,85 milionë dollarë, ndërsa ekzemplari i shtatë ka mbetur në pronësi të vetë kompanisë prodhuese, është gjithnjë një pazar i mirë.
Koenigsegg One:1

Kjo super veturë, që ka përfunduar në një garazh shumë të sigurit në një zonë që nuk dihet në SHBA, mban numrin 106 dhe është në ngjyrë të bardhë.

E prezantuar në vitin 2014, “One:1” është një veturë ekstreme, me një motor V8 prej pesë litrash dhe çlrion 1 360 kuaj fuqi, ka 7 500 xhiro dhe një fuqi tërheqëse prej 1 371 njuton për metër.
Koenigsegg One:1

Shpejtësia është e jashtëzakonshme, arrin 0-400 kilometra në orë për 20 sekonda. Për sa i përket informacioneve për shpejtësinë 0-100 apo 0-200 kilometra në orë kompania suedeze nuk e ul veten të merret me këto shifra. ATA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY