DEBATET/ Islami – Bushatit: Rugaç. Arta Dade si “heroinë” i del në...

DEBATET/ Islami – Bushatit: Rugaç. Arta Dade si “heroinë” i del në krah ministrit të Jashtëm

79
0
Shares

Deputeti i PD-së Kastriot Islami ka pasur sot një përplasje me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, ku nuk kanë munguar edhe fjalët e rënda.
Ministri Bushati ishte në mbledhje për të folur për buxhetin 2017 për institucionin që drejton, kur Islami është shprehur “të ndalohet gjuha rrugaçe e ministrit”. Menjëherë pas Islamit ka reaguar edhe deputeti tjetër demokrat, Aldo Bumçi, i cili e ka quajtur Bushatin ministër mashtrues dhe gënjeshtar, “njeri i skandaleve”.
Më tej, Islami dhe Bumçi e kanë akuzuar Bushatin se ka futur në krizë edhe marrëdhëniet me Kosovën.
Tensionet u rritën ndjeshëm mes palëve, teksa kryetarja e komisionit,Arta Dade e cila që pas etiketimit të saj dje, si “heroinë” e Kolonjës nga Edi Rama, ka bërë të pamundurën që “ta meritojë” edhe sot këtë “titull”, duke i dalë në krah ministrit ët jashtëm.

Debatet


Kastriot Islami: Ti je një rrugaç, je rrugaç, injorant, nuk duhet të jesh më ministër… Injorant


Ditmir Bushati: Unë them 25, pse 25, pse 20, unë them kaq, ti thua… Loja e kungulleshkave.


Arta Dade: Ruani qetësinë, ruani etikën.


Kastriot Islami: Ai po flet me gjuhë rrugacësh, ne po themi mendimin tonë.


Arta Dade: Ju lutem shumë keni durim, ne kemi shumë durim, ju dëgjojmë, le të japë ministri qëndrim.


Kastriot Islami: Ça përgjigje do japë, ça përgjigje?


Arta Dade: Ruani qetësinë, kjo është e papranueshme gjuha që ju përdorni.


Kastriot Islami: Ai po flet me gjuhë rrugaçësh.


Arta Dade: Kini durim, ne kemi shumë durim, ju dëgjojmë, le të japë ministri sqarimin.


Ditmir Bushati: Ju kërkoj që duhet të mbani qëndrim për gjuhën e përdorur.


Arta Dade: Po patjetër do mbahet qëndrim.


Kastriot Islami: Për gjuhën tënde duhet të mbahet qëndrim, ti po flet si nga rruga, jo si ministër me anëtarët e komisionit të Jashtëm.


Ditmir Bushati: Unë nuk kam ndërmend të dëshmoj gjatësinë time, duke trashur zërin.


Arta Dade: Secili mban përgjegjësinë për atë që thotë, tërheq vëmendjen zotit Islami me keqardhje të jashtëzakonshme.


Kastriot Islami: Kush, ti po flet si në rrugë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY