Aly Stosz kthen kokat kudo që shkon, – me një gjatësi 2.1 metra është e vështirë të mos e dallosh.
Vetëm kur ishte 12 vjeç ajo ishte 1.9 e gjatë.
Sot, 27-vjeçarja , një ish modele nga Nju Jorku, ka thënë se ka mësuar ta dojë veten falë punës në industrinë e modës, – megjithëse dikur e tallnin sepse ishte ndryshe.
Shoqet dhe shokët mizorë të klasës e quanin “Godzilla” dhe “përbindësh”, gjë që i shkaktoi asaj ankth dhe ndrojtje.
Aly, e cila punon si artiste, tha për Daily Mail se, “Tani ndjehem e fortë dhe e bukur. Nuk shqetësohem shumë se çfarë mendojnë njerëzit për mua kur më shohin në rrugë. Dallohem nga të tjerët dhe ndjehem e bekuar për këtë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/