Kjo është pamja e plotë e fotos që ka xhiruar sot paradite në mediat online. Ajo tregon dy partizanë që festojnë çlirimin e Tiranës më 17 nëntor të vitit 1944. Gëzimin për fitoren shihet që e shfaqin me një puthje në buzë.
Fotoja fillimisht është postuar nga studiuesi i arkivave Erald Kapri, i cili e shoqëron atë me këtë diçiturë.
“Dy trimat e partisë që po shijojnë marrjen e pushtetit. Tirane, 17 Nëntor 1944. P. S. E gjeni tek ekspozita e Arkivit të Shtetit”.
Më pas po Kapri ka postuar pamjen e plotë të kësaj foto. Dy partizanët janë në mes të sheshit dhe në prani të burrave të tjerë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/