Kryeministri Edi Rama, në më pak se 24 orë, ka modifikuar qëndrimin për mbledhjen e djeshme të “miqve të Shqipërisë” në Bruskel, me ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së.
Ndërsa dje, kryeministri shqiptar, shpërfilli Vettingun, si kusht i propozuar për rekomandimin e hapjes së negociatave, sot, ai, jo vetëm e ka pranuar këtë kusht, por “ka shtuar” edhe një “paketë” të tërë kushtesh, që duket është detyruar të pranojë, pas ndonjë “tërheqje vesh” të mundshëm për qëndrimin e tij euforik dje.
“Dje në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE Federica Mogherini, Komisionerin Hahn si edhe me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE në takimin e Miqve të Shqipërisë, një nismë e iniciuar nga Austria dhe Italia për të mbështetur rekomandimin e Komisionit në takimin e dhjetorit të Këshillit Europian bazuar në reformat dhe progresin e spikatur të vendit në të gjitha fushat.
Është shumë e qartë që jo vetëm Vettingu, por e gjithë paketa e implementimit të reformës në drejtësi është vetë procesi i negociatave. Ky është një proces që tanimë është pa kthim dhe Shqipëria do t’i çelë negociatat”, shkruan kryeminsitri Edi Rama sot në “Facebook”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/