Rama shkatërroi ëndrrën e mijëra studentëve, afati i regjistrimeve përfundoi dje.
Denoncimi vjen nga kreu i Departamentit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi.
Sipas Boçit, dje, që ishte afati i fundit i regjistrimit, kryeministri “do të na tregonte të vërtetat e tij fakultet me fakultet. Por ky ishte thjesht mashtrimi i radhës. Sot është data 28. Jo vetëm që asgjë nuk është mbyllur por ende mijëra të rinj janë pa zgjidhje për vazhdimin e Universitetit”.
Për kreun e Departamentit të Arsimit në PD, “Preferencë dhe model i Edi Ramës, është Bushi, Roshi, Noka, Prenga. Modeli i tij janë kriminelët dhe trafikantët. Për këtë arsye Edi Rama nuk e kupton dot shqetësimin e maturantëve ekselentë, akthin e familjeve të tyre”.
Deklarata e plotë e kreut të Departamentit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi
Më 20 Tetor me arrogancën e tij, Rama iu hakërrye deputetëve të opozitës, duke thënë se brenda datës 27 Tetor, kur ishte dhe afati fundor i regjistrimeve, do të na tregonte të vërtetat e tij fakultet me fakultet.
Por ky ishte thjesht mashtrimi i radhës.
Sot është data 28. Jo vetëm që asgjë nuk është mbyllur por ende mijëra të rinj janë pa zgjidhje për vazhdimin e Universitetit.
Sot në ditën kur Edi Rama duhet të na ballafaqonte me të vërtetat, në fakt ka lajmëruar shtyrjen e procesit të regjistrimit, duke treguar dhe njëherë dështimin edhe paaftësinë e tij dhe të Linditës së tij.
Mijëra maturantë e humbën të drejtën e studimeve, sepse Edi Rama siç e ka zakon, ndryshoi rregullat e lojës ndërsa ajo ishte në fund.
Mijëra të rinjve iu ndërpre ëndrra në mes, për të vijuar studimet në degët e preferuara sipas meritës së tyre.
Edi Rama e ka të vështirë të kuptoj meritën dhe preferencën e maturantëve sepse vlerësimi i tij ka qenë gjithmonë në bazë të preferencës personale.
Preferencë dhe model i Edi Ramës, është Bushi, Roshi, Noka, Prenga. Modeli i tij janë kriminelët dhe trafikantët.
Për këtë arsye Edi Rama nuk e kupton dot shqetësimin e maturantëve ekselentë, akthin e familjeve të tyre.
Arsimi është një tjetër dështim i Edi Ramës.
Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/