Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me 18 vjet burg, 26-vjevarin Alban Hyka, i akuzuar për vrasjen e Luan Koprëncëkës. Ngjarja ka ndodhur në fund të muajit maj të këtij viti në Kombinat.
Shkak për këtë ngjarje është bërë zhurma e ardhur nga lokali i motrës së autorit,, i cili ndodhej në një pallat nën banesën e viktimës.
Në përfundim të gjykimit, pasi autori pranoi krimin, gjykata
vendosi përfundimisht dënimin me 12 vjet burg të autorit.
Nga gjykimi rezultoi e provuar se
Në datën 30.05.2016, rreth orës 10.30’, salla operative e Drejtorisë së Policisë Vendore Tiranë, është njoftuar se në rrugën “Llambi Bonata, në afërsi të shkollës “Myslym Keta”, është qëlluar me thikë shtetasi Luan Koprencka.
Nga aktet e dosjes rezulton se në kohën e ngjarjes, i pandehuri Alban Hyka ka qenë duke kaluar në rrugën “Llambi Bonata” duke shkuar në drejtim të lokalit të motrës së tij, ku edhe punonte. Pranë shkollës “Myslym Keta”, i pandehuri ka parë shtetasin Luan Koprencka dhe i është drejtuar me fjalët “ta shikosh ç’do te bej. Do te ….motren”, fjale te cilat i ka perseritur dy-tre here. Mes tyre ka filluar nje konflikt fizik, fillimisht me grushta ku kane nderhyre dhe persona te pranishem per ti ndare. Ne nje moment palet jane ndare dhe shtetasi Luan Koprencka eshte larguar pas pallatit ku ndodhej ku më pas e ka arritur i pandehuri dhe me nje thike me suste qe e ka nxjerre prej cantes qe kishte me vete, e ka goditur një herë ne ije dhe eshte larguar me vrap. Pasi e ka goditur, i pandehuri ka shkuar filllimisht tek shtepia e motres se tij Albines, ku eshte nderruar dhe i ka treguar lidhur me ngjarjen. Me tej i pandehuri eshte larguar dhe ka shkuar tek halla e tij dhe ne afersi te fshatit Romanat eshte bere e mundur kapja dhe arrestimi ne Flagrance, si i dyshuar per kryerjen e vepres penale parashikuar nga neni 76 i K. Penal.
Nga veprimet e metejshme hetimore ka rezultuar se i pandehuri Alban Hyka ka patur njohje te meparshme me viktimen pasi ky i fundit ka patur konflikte me familjen e motres se tij Albina Hyka.
Ne vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e metejshme hetimore jane gjetur dhe sekuestruar me cilesine e proves materiale, njolla te ngjashme me ato te gjakut, kampione te te cilave jane çuar per ekspertim biologjik dhe krahasues me gjak te marre prej viktimes dhe teshave te tij, tesha te viktimes, nje cante, telefon celular si dhe pamje filmike te sekuestruara prej shkolles dhe subjktit tregtar prane te cilit ka ndodhur ngjarja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/