Përgjigja shterruese e gazetarit nga Devolli për debatin Tiranë-Prishtinë

Përgjigja shterruese e gazetarit nga Devolli për debatin Tiranë-Prishtinë

146
0
Shares

Edhe pse ironia është gjithnjë efikase në raste debatesh kësaj here ajo ka qenë me tepër se kaq në gojën e gazetarit Ilir Kadia, ish-reporter i BBC në Tiranë për 15 vjet.

“Që prej verës të 1999 më shumë kam shkuar në Kosovë sesa në Devoll! Edhe pse me kombësi jam devolli! :)”, shkruan ai duke goditur të gjithë ata që ushqejnë debatin në dy kryeqytetet shqiptare me tezën e kombit kosovar.

Prej disa ditësh një numër gazetarësh dhe politikanësh janë përfshirë në debate lidhur me gjendjen “civitas” të shqiptarëve në dy shtetet e tyre. Debati ndoqi një vizitë të Kryeministrit Rama në Serbi në të cilën tejkaloi në disa raste etikën në raport me Koosvën. Vizita e Ramës u kritikua si një axhendë diplomatike që favorizon Kryeministrin Vucic dhe beogradin më shumë se sa i ndihmon cështjes shqiptare në rajon, ndërkohë që një marrëveshje e njëanshme shqiptaro-serbe për rrugën Nish-Prishtinë-Durrës e ndezi edhe më shumë inatin e Prishtinës me Kryeministrin e Shqipërisë.

Njerëz të medias këtej dhe andej kufirit u kujdesën që ta shtrijnë debatin politik në një terren social e shpirtëror duke inkurajuar nervozizëm me dëm serioz në marrëdhëniet mes shqiptarëve në rajon.

Të parët ishin idhtarët e kombit kosovar në Prishtinë që u ndoqën më pas nga debate gjysëm të kualifikuara apo diletante në Tiranë për shkka të njohjes sipërfaqësore që kanë për Kosovën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY