EMRI & DETAJE/ Cila është e kaluara kriminale e djalit që plagosi...

EMRI & DETAJE/ Cila është e kaluara kriminale e djalit që plagosi babanë me armë sonte në Durrës

40
0
Shares

Policia e Durrësit ka dhënë disa hollësi, se cili është djali që plagosi sonte me armë zjarri babanë e tij.
Sipas policisë, autori i identifikuar dhe i shpallur në kërkim, si edhe vëllai i tij janë persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër narkotikëve.
Sipas policisë, Mardit  N. Mone, 22 vjeç, autori i plagosjes së babait të tij, është dënuar  dy herë përkatësisht: Në vitin 2011 është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg”për  veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve  narkotike; dhe; Me Vendimin Nr. 910,   datë 23. 10. 2014  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 14 muaj  burgim për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike”.
Ai ka dalë nga burgu në vitin 2015.
Gjithashtu edhe i vëllai i tij, E. M. 32 vjeç është dënuar nga Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Durrës me  Vendimin Nr. 585, datë 14. 09.2 011 me 4 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të  lëndëve  narkotike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY