Raporti sekret i drogës/ Tahiri vazhdon me akuza të forta ndaj Kokëdhimës:...

Raporti sekret i drogës/ Tahiri vazhdon me akuza të forta ndaj Kokëdhimës: Cikël llumi në politikë

52
0
Shares

Edhe një ditë pas reagimit zyrtar të Ministrisë së Brendshme, ndaj gazetës së ish­deputetit socialsit Kokëdhima, për raportin sekret për drogën, sot ka qenë vetë Ministri Saimir Tahiri, që në fjalën e tij, ka edhe me tej shtuar akuzat. Në një deklaratë për mediat, Tahiri e ka quajtur gjithë sa u publikua, një fabrikim dhe pjesë të llumit, që i shtohet akuzave të SHQUP-­it edhe pse ato janë bërë nga një socialist.

“Është tentativë për të përbaltur punë e policisë. Tani përveç SHQUPit hyjnë edhe segmente të caktuara të medias, që kanë guximin të modifikojnë raporte që nuk ekzistojnë gjëkundi e synojnë përbaltjen e punës së policisë. Pallavrat që është mësuar ky cikël llumi në politikë dhe disa segmente të medias që nuk përputhen me interesat politike, personale dhe shpesh kriminale”­ tha Tahiri, pyetur për këtë çështje.

shekulli_copy_1

Edhe dje pas lajmit të publikuar nga gazeta “Shekulli” për ekzistencën e një raporti sekret të autoriteteve të huaja për gjendjen alarmante të implikimit të policisë në trafikun e drogës, ka reaguar ashpër Policia. Në një njoftim të këtij institucioni thuhet se lajmi është një sajesë e qëllimshme për të cënuar integritetin e policisë:

“Lidhur me lajmin e publikuar në Gazetën Shekulli e më pas marrë nga disa media, mbi egzistencën e një raporti sekret për kultivimin e drogës në Shqipëri, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se ky lajm është tërësisht i pavërtetë dhe një sajesë e qëllimshme për të cënuar integritetin e policisë dhe punën e saj. Theksojmë se është një lajm tërësisht i gënjeshtërt, për raporte të fabrikuara nga redaksi që kanë si synim vetëm përbaltjen e punës së policisë. Një raport i tillë nuk ka egzistuar kurrë e as egziston. Ky lajm i fabrikuar mbi egzistencën e një raporti tërësisht të sajuar, fsheh mbrapa interesa personale, politike dhe kriminale.

Policia e Shtetit bën me dije se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj kujdo që prodhon , fabrikon dhe sajon shpifje të cilat synojnë prishjen e imazhit të policisë dhe të vendit.”thuhej në reagimin e Ministrise.

Image result for saimir tahiri

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY