Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Koalicion me Ilir Metën…?! Ja kushtet tona

06/09/2016
Basha: Koalicion me Ilir Metën…?! Ja kushtet tona
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD-së i është përgjigjur interesimit për një koalicion të mundshëm me LSI-në. Duke mos përjashtuar parimisht një koalicion të tillë, nga “Studio e hapur” e Eni Vasilit në TV “News 24”, Basha ka renditur edhe disa kushte, apo vlera për koalicionin e ardhshëm.
“Koalicioni i PD duhet të mbushë dy vlera, që ti përballet alternativës sonë, të dhënies pushtet qytetarit, përmes rritjes së përgjegjësisë dhe transparencës të partive politike. Të një sërë çështjes që do të jenë objekt diskutimi. Pyetja është nëse a është Meta për krimin dhe korrupsionin? Por ai qeveris me Ramën. Duhet të përmbushë kushtet tona. Duhet të ktheje besim dhe shpresë te qytetarët por e kanë humbur. Unë po flas për vlerat. Po flas për një qeveri qe dhunon qytetarët, i zhvat ata, i rrjep ata. Dhe pyetja e madhe është si mund ti japim fund kësaj gjendje. Nuk është çështje emrash dhe mbiemrash por çështje vlerash. Kushdo që i bashkohet kësaj është i mirëpritur te ne. PD dhe Lulzim Basha po ndërton një koalicion vlerash… Ajo që kërkon Shqipëria është koalicion vlerash. Kërkojmë të fuqizojmë pushtetin e qytetarëve dhe jo atë të zullumqarëve. Kjo vlen për çdo parti duke përfshirë edhe Ilir Metën meqenëse e përmendët. Nuk duhet të ketë lidhje me krimin. Ne jemi për qytetarët dhe jo për pushtetin e drogës” u shpreh Basha.
Më tej kreu i PD-së u ndal edhe te qeveria teknike. Sipas tij, qeveria teknike duhet si një garanci ëpr zgjedhje të lira e të ndershme, sepse Rama e Tahiri, nuk e garantojnë këtë.
“E kam kërkuar unë (qeverinë teknike) dhe i qëndrojmë sërish sepse Tahiri me Ramën nuk janë dhe nuk do të jenë në gjendje të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo pasi ata janë vet të lidhur me krimin. Ndaj e kemi kërkuar një qeveri teknike që të zbatojë ligjin për dekriminalizimin, zbatimin e ligjit elektoral… Unë besoj shqiptarët do të bashkohen rreth nevojës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qëllimi i Edi Ramës është të drogojë Shqipërinë e shqiptarët. Ka rrënuar ekonominë e vendit. Ka mbrojtur bandit e vendit. Ndaj detyra jonë është të bashkojmë shqiptarët për zgjedhje të lira me çdo kusht dhe me çdo çmim. Ne do të kemi mbështetjen SHBA-së, BE, Gjermanisë. Dhe çështja e zgjedhjeve të lira nuk është e dorës së dytë. Është çështje e dorës së parë… Ne do të realizojmë koalicionin më të madh. Çdo shqiptar që ndjehet i kërcënuar, do të jetë në krah të opozitës”, u shpreh midis të tjerave Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.