PËR HERË TË PARË/ Procedohen tre persona për mbytjen e dy kushërinjve...

PËR HERË TË PARË/ Procedohen tre persona për mbytjen e dy kushërinjve në Korçë

67
0
Shares

Policia  ka vijuar me verifikimet, në lidhje me ngjarjen e ndodhur  në fshatin Qatrom, në të cilën u mbytën dy kushërinj.
Në vijim të verifikimeve dhe hetimeve të kryera, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19. 08. 2016,  në fshatin Qatrom, në të cilën  humbën jetën shtetasit A. T., dhe R. T., duke u mbytur në vendin e quajtur Gropa e Danielit, policia sqaron se, specialistët e Seksionit  për Hetimin e Krimeve të Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin për veprën penale, “Shpërdorimi i tokës ”ndaj  V. K., 53 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Administrator i një  shoqërie private në fushën e qeramikës.
Nga verifikimet e kryera kjo shoqëri, ka rezultuar me mangësi në dokumentacionin e paraqitur,  si edhe në mënyrën e shfrytëzimit të tokës, pikërisht në  gropën ku humbën jetën, dy kushërinjtë.
Gjithashtu ka filluar procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të F. S., 57 vjeç, banues në Korçë, me detyrë ish-Kryetar i Komunës Drenovë dhe M. M.,31 vjeç, banues në fshatin Qatrom, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Drenovë.
Këta persona duke qenë me detyrë ish-kryetar dhe Administrator, dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme, për kontrollin e aktivitetit të ushtruar, në territorin e kësaj njësie.
Materialet për veprime të mëtejshme hetimore, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY