Deklarata e kryeparlamentarit Meta se do të ndërpriste vizitën në SHBA pas debatit për 7 ligjet, duket se s’ka pasur të bëjë vetëm më fashitjen e polemikave por ka qenë një kërcënim i hapur për Edi Ramën. Burime nga LSI bëjnë me dije se ardhja e Metës në Tiranë, dhe marrja e drejtimit të Parlamentit do të shoqërohej me mocion mosbesimi për kryeministrin, gjë e cila i është përcjellë në mënyrë indirekte nga kryeparlamentari. Kjo ka sjellë dhe tërheqjen e Ramës nga ideja për të kaluar 7 ligjet që shoqërojnë reformën dhe shtyrjen e seancës për në datë 11 gusht.
Burime nga LSI shprehen, se Meta do të vazhdojë vizitën e tij në SHBA, ndërkohë që pritet sërish me interes reagimi i kryeparlamentarit pas ardhjes së tij në Tiranë.
Nga ana e saj vetë LSI, prej ditësh vijon organizimin e forumeve të saj, të ngjashme me parapërgatitjet për zgjedhje, pavarësisht deklaratave të krerëve të saj për një funksion normal të koalicionit qeveritar.
Kryeministri Rama, duket se nuk e ka kapërdirë dot mbetjen jashtë protagonizmit pas miratimit të reformës dhe nxitoi të miratonte shtatë ligje të Reformës së miratuar me konsensus ku një ndër ta ishte ligji i Vettingut, megjithëse ajo ende nuk ka marrë formë ligjore. Ndryshimet kushtetuese, marrin fuqi ligjore në 11 gusht, pra 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare. Pra ligji s’ka marrë ende formë ligjore dhe këtë e pranoi dhe kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën, Fatmir Xhafa kur tha se “reforma është miratuar formalisht, pasi është dekretuar nga prezantuar dhe botuar në fletoren zyrtare”. Megjithëse Xhafja si jurist i vjetër e di fare mirë se formalisht dhe ligjërisht janë dy gjëra krejt te ndryshme.
Pra me sa shihet tërheqja e Ramës nga “lajthitja” e tij s’ka të bëjë me arritjen ose jo të konsensusit por me rrezikimin e postit të Kryeministrit nga aleati i tij më i madh në koalicion.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/