Rama tërhiqet sërish sipas mënyrës së tij, këtë herë nga seanca e...

Rama tërhiqet sërish sipas mënyrës së tij, këtë herë nga seanca e nesërme parlamentare

55
0
Shares

Kryeministri Edi Rama është tërhequr në mënyrë të përsëritur, këtë herë nga seanca e pretenduar për nesër e seancës plenare.
Tërheqjen e ka bërë sipas mënyrës së tij, duke tentuar “ti lërë faturën” opozitës…, por duke ju referuar edhe qëndrimit “hov-ndalës” të ambasadorëve të SHBA e BE, të cilët i kanë kujtuar se para datës 11 gusht 2016, nuk mund të diskutohet e miratohet asnjë prej 7 projektligjeve.
Tërheqjen kryeministri Edi Rama e ka lajmëruar vetë në “Facebook”.
“BE së bashku me SHBA-të kanë kërkuar miratimin e shpejtë të shtatë ligjeve, dhe të parin ligjit e vlerësimit (vetting), në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i paketës së Reformës në Drejtësi.
Kjo gjë i është bërë e ditur të gjithë udhëheqësve politikë, dhe Kryetari i Kuvendit Meta ka konfirmuar se si Kryetar i Kuvendit është i gatshëm të thërrasë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit me të hyrë në fuqi Ndryshimet Kushtetuese (më 11 gusht), meqenëse krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakord për këtë”, është deklarata kthesë 180 gradëshe e Edi Ramës.
Prej ditësh, nëpërmjet kreut të komisionit Fatmir Xhafaj, Edi Rama bënte presion për mbledhjen e Kuvendit nesër, në një seancë për miratimin e projektligjit për “Vettingun”.
Nga an e tij, Fatmir Xhafaj “i zellshëm” deri edhe mesnatën e kaluar “ishte në punë” duke shpërndarë me e-maile drafte për “komisionerët”, që sot ti miratonin e nesër ti votonin. Jo vetëm kaq, por Fatmir Xhafaj aq i sigurt ishte mesditën e sotme se nesër do të kishte seancë parlamentare, sa “ia qau hallin” Ilir Metës se la për gjysmë vizitën në SHBA.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY