Nje video e rralle e shoqeruar me audio e mbretereshes se Shqiperise Geraldina Apony ne vitin 1938, eshte publikuar nga gazetari Roland Qafoku.
Sipas tij, ajo nuk mbreteroi me shume se 1 vit ne fron dhe 63 vite te jetes i kaloi ne ekzil.
Geraldina Apony mberriti ne Shqiperi me 28 qershor 2002 dhe vdiq ne Tirane me 22 tetor te atij viti.
Nje figure e jashtezakonshme, e vleresuar per bukurine e saj me çmimin “Trendafili i bardhe” i Budapestit, Geraldina Apony ishte nje vajze me baba hungarez dhe nene amerikane qe jeten e saj ia fali mbretit Zog por qe froni i mbretereshes i shkaktoi vetem dhimbje. Megjithate kush e njohu, kush e studioi dhe kush degjoi per te, duhet te kete rene ne dashuri me kete figure historike per Shqiperine.
Nuk doni ta besoni?
Ka nje fakt domethenes: Regjimi komunist e cilesonte Ahmet Zogun tradhtar, satrap, kriminel e gjithefaresoj, por ama per Geraldinen e tij nuk tha asnje fjale. Ai regjim qe i binte ne qafe edhe Michael Jackson-it, kete grua nuk e zuri kurre ne goje, nuk e pergojoi dhe nuk e etiketoi. Ishte realisht diçka e rralle, shkruan Roland Qafoku.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/