Horoskopi, 23 Korrik 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 23 Korrik 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

76
0
Shares

Dashi
Ashtu si ishte parashikuar, jeta juaj ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme sot. Do përjetoni kënaqësi te paimagjinueshme dhe nuk do doni qe dita te ketë fund. Beqaret do marrin propozime te njëpasnjëshme dhe do vendosin edhe te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar nuk keni për te pasur asnjë lloj problemi sepse i keni bere me kujdes llogarite kohet e fundit.

Demi
Dite spektakolare do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni emocione dhe kënaqësi te forta pasi partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës. Beqaret do jene ende ne periudhe reflektime dhe nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa. Financat do dini si t’i menaxhoni dhe situata do vazhdoje te mbetet e mire gjate gjithë kohës.

Binjakët
Marrëdhënia juaj me partnerin do forcohet tej mase gjate kësaj dite. Do kaloni momente te paharruara me partnerin, vetëm se duhet te bëni kujdes nga xhelozia e te tjerëve. Beqaret do ketë një dite mjaft te veçante dhe te mbushur me ftesa. Urani do jete planeti qe do ju ndihmoje t’i përmirësoni tej mase financat. Do arrini me ne fund te kryeni edhe disa investime me tepër.

Gaforrja
Sot duhet t’i jepni me shume prioritet se kurrë me pare jetës tuaj ne çift sepse përndryshe partneri do ju largohet dhe mund te shohë dike tjetër. Beqaret me ne fund do fillojnë një lidhje ashtu si e kane dëshiruar dhe jeta do ju ndryshoje menjëherë. Financat do jene goxha te turbullta. Kërkoni sa me pare ndihme pa arritur te përkeqësohet me tepër situata.

Luani
Dite paksa e trazuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne disa momente mund te ketë edhe debate te forta për disa detaje te se shkuarës se largët. Beqaret do kenë plot takime te papritura, por ata nuk do preferojnë te përfitojnë. Ne planin financiar do ju dalin goxha vështirësi. Shpenzoni sa me pak te mundeni qe situata te filloje te stabilizohet shpejt.

Virgjëresha
Dialogu do mbizotërojë gjate gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift dhe do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah. Beqaret do jene akoma me te privilegjuar. Ata do takojnë princin e tyre te kaltër dhe jeta do ju ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe gjendja do përmirësohet mjaft. Përfitoni për te kryer investimet e menduara.

Peshorja
Debatet dhe problemet ne çift do jene te njëpasnjëshme gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni për asnjë çast mire me atë qe keni ne krah dhe mund te mendoni edhe t’i qëndroni larg për disa kohe. Beqaret nuk do ndihen gati te fillojnë një lidhje dhe do preferojnë qe njëherë për njëherë vetëm sa te shoqërohen me personat qe do i propozojnë. Buxheti do jete i kënaqshëm.

Akrepi
Jeta juaj ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme sot. Do kaloni çaste fantastike dhe nuk do e besoni qe jeni ne realitet. Kurrë me pare nuk kishit ndjere kënaqësi te tilla. Beqaret do jene mjaft te rezervuar dhe nuk do pranojnë te dalin me çdokënd. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë. Do keni mjaftueshëm te ardhura për te kryer shpenzimet e domosdoshme dhe mund te hiqni edhe disa para mënjanë.

Shigjetari
Dite fantastike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire ne çdo moment dhe mund te flisni me partnerin edhe për te ardhmen. Beqaret do jene mjaft tërheqës dhe do marrin propozime te njëpasnjëshme. Duhet te tregohen te matur dhe jo te hedhin hapa te nxituara. Buxhetin do arrini ta mbani te qëndrueshëm ne çdo moment.

Bricjapi
Dite e qete dhe pa probleme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire ne çdo moment. Beqaret nuk do jene ende gati për te bere ndryshime te statusit dhe do refuzojnë disa mundësi te shkëlqyera. Me shpenzimet do jeni te palogjikshëm. Beni kujdes sepse po filluan problemet serioze nuk do gjeni dot një zgjidhje te shpejte.

Ujori
Sot do organizoni një darke romantike e cila do ju emocionoje pa mase te dy palëve. Kënaqësitë kane për te qene akoma me te forta sesa mund ta kishit imagjinuar. Beqaret do kenë një dite te tensionuar për shkak te problemeve ne pune dhe nuk do e kenë mendjen tek dashuria. Buxheti do jete i kënaqshëm. Përfitoni për te bere edhe disa investime.

Peshqit
Pas disa ditësh delikate dhe te mbushur me debate, sot do e rigjeni gjuhen e përbashkët me partnerin dhe do i zgjidhni te gjitha problemet. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Nuk do mungojnë flirtimet, por asgjë me tepër se kaq nuk do ndodhe. Me shpenzimet duhet te tregoheni me te arsyeshëm nëse doni qe gjendja te mbetet e mire.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY