Shkodër, vrau dy vëllezërit Shkambi, 34 vite burg për autorin

Shkodër, vrau dy vëllezërit Shkambi, 34 vite burg për autorin

162
0
Shares

Me 35 vjet burg gjykata e Shkodres denoi 31 vjeçarin Aleksandër Dushajn, autorin e vrasjes së dy vëllezerve Shkami ne Postribe te Malesise se Madhe.

Prokurori Simon Pashuku i cili në séancen e vendimit pas transferimit në Lezhë u zevendësua nga Xhevahir Lika, kishte kërkuar më herët dënimin ekstrem atë të burgimit përjetë, por që nuk u pranua nga trupa gjykuese.

Por avokati Albert Keraj rënditi edhe rrethanat cilësuese ndaj klientit të tij, si vetëdorëzimin, bashkëpunimin me drejtësinë dhe pendesen e shfaqur për krimin e kryer, gjë që sipas tij e bëjnë legjitime kërkesen për aplikim të dënimit minimal.
Vetë Dushaj shprehu keqardhjen për atë që ka ndodhur, duke thënë se nuk e kishte kryer qëllimisht krimin, por në situatë të rënduar psikologjike pas sharjeve e fyerjeve që i kishin bërë dy vellerzërit Shkami që nuk pranonin krushqinë. Ai kërkoi mëshirë përpara gjykatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY