Çarja e koalicionit të majtë, situatë e zymtë në komision; Xhafaj telefonata...

Çarja e koalicionit të majtë, situatë e zymtë në komision; Xhafaj telefonata të gjata, Manjani lë mbledhjen

44
0
Shares

Çarja e koalicionit të majtë, tani nuk është fare e vështirë për tu kuptuar. Deklarata e djeshme e Ilir Metës, ishte sinjali i parë, ndërkohë që ajo që ka ndodhur sot në Komisionin e Ligjeve duket se i’a vë ‘vulën’ dhe nuk ka më kthim pas.

Gazeta “Panorama” raporton se në mbledhjen e sotme të Komisionit atmosfera në komision ishte shumë e zymtë, larg zhurmës dhe batutave të humorit që jemi mësuar të shohim. Deputetët e PS­së dhe LSI­së nuk kanë komunikuar fare me njeri tjetrin gjatë kësaj mbledhje, ndërkohë që në tension është dukur edhe kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj. Ai ka dalë disa herë nga mbledhja e Komisionit duke e lënë atë pa drejtues dhe ka bërë telefonata të gjatë.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përfaqësues i LSI­së, është larguar në mes të mbledhjes teksa po mbronte një ligj për përmbarimin gjyqësor. Manjani është justifikuar me faktin se i kishte dalë një urgjencë.

ligjet-1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY