Tërpollarit iu pre koka pse s’i pagoi ‘baronëve’ shqiptarë 20 mijë euro

Tërpollarit iu pre koka pse s’i pagoi ‘baronëve’ shqiptarë 20 mijë euro

48
0
Shares

Një muaj pas zbulimit të vrasjes horror të 26-vjeçarit shqiptar Bledar Tërpollari në Greqi, mediat e shtetit grek raportojnë detaje të tjera për motivin e kësaj vrasje makabre.

Sot “Protothema“, shkruan se arsyjea se përse shqiptari Tërpollari u ekzekutua me prerje koke, është një shumë prej 20 mijë eurosh që viktima nuk u kishte paguar “baronëve” bashkëatdhetarë, para që e kishin origjinën nga trafiku i drogës në të cilin shqiptari ishte përfshirë.

26-vjeçari dyshohet se nuk i ka paguar këtë shumë “baronëve” shqiptarë të drogës që bënin trafik të lëndëve narkotike mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Edhe më herët është thënë nga autoritetet greke se motivi i vrasjes kishte të bënte me çështje të trafikut të drogës. Një ditë më parë u arrestua edhe një tjetër shqiptar i akuzuar se ka lidhje me vrasjen e Bledat Tërpollarit. Ndërsa më 30 maj policia ka arrestuar dy 28 vjeçarë shqiptarë të tjerë që akuzohen se ishin të pranishëm në vrasjen makabre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY