DETAJE/ Ja vjedhja për të cilën u shoqëruan studentët malazezë nga policia...

DETAJE/ Ja vjedhja për të cilën u shoqëruan studentët malazezë nga policia e Lezhës

65
0
Shares

Drejtoria Vendore e Policisë së Lezhës ka dhënë detaje për shoqërimin e autobusit me studentë të Malit të Zi.
Sipas burimeve zyrtare të kësaj policie, mësohet se rreth orës 11:00 të paradites së sotme, te Minimarket & Karburant  “Kastrati” në Reps Mirditë, një autobus me 41 shtetas malazez, 1 shtetas rumun dhe 1 shtetas serb, janë ndalur dhe disa prej tyre kanë hyrë në minirmarket për të blerë artikuj ushqimorë dhe pije freskuese. Pasi kanë hyrë brenda  ata kanë marrë artikujt që u nevojiteshin dhe janë larguar me vrap pa paguar.
Pas njoftimit të bërë, shërbimet e policisë janë vënë menjëherë në lëvizje duke bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e autobusit së bashku me të gjithë shtetasit të cilët u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Nga veprimet hetimore të deritanishme,  8 prej tyre janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Vazhdojnë hetimet për sqarimin  e plotë të situatës. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/FOTO_SKANDAL_Lezhe_studentet_malazeze_provokojne_me_tre_gishta_ne_ambientet_e_drejtorise_se_Policise_21365_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY