SHËNIM/ Mos i jepni Edi Ramës dekorata e merita të paqena…!

SHËNIM/ Mos i jepni Edi Ramës dekorata e merita të paqena…!

57
0
Shares

Nga Artur Bego

Prej dy ditësh një shkarravinë që i mvishet Edi Ramës, por që nuk duket edhe aq stili i tij “si piktor”, po bën xhiro mediatike, bashkë edhe me zhurmën në se është apo jo kryeministri ideatori i dizenijimit të shqiponjës së stilizuar në fanellat e kombëtares…
Mediat afër qeverisë e ndezën fillimisht këtë debat duke dhënë edhe “argumente” se me qenë se ajo shkarravinë u gjend në whatsapp-n e Armando Dukës, patjetër ajo skicë i përkiste kryeministrit.
Po çfarë rëndësie ka kjo në fund të fundit.
Ja e stilizoi Rama ata shqiponjë…!
Nuk është hera e parë…!
Kur ai arriti ti ndryshojë ngjyrën Hotel “Rogner” sepse nuk i pëlqente ajo që fasada kishte, jo si piktor por si kryeministër…, “për kaq pak gjë” edhe Armando Duka mund të vazhdojë të heshtë sot e të mos thotë në se shqiponjën në fanellë e ka stilizuar apo jo “bojaxhiu” i Rognerit. Kështu ai mund të kontribuojë se të ekzaltuari pas “piktorit’ Edi Rama mund të shijojnë edhe një punë më shumë të tijën si “artist”. Me këtë “vetëkënaqësi” “të ekzaltuarit” pas shqiponjës së stilizuar, për të cilën besojnë se është e Edi Ramës, kanë gjithë të drejtën edhe të “vetëkompensohen ” për mosnjohjen e Eid Ramës si piktor, gjatë gjithë pjesë tjetër të jetës së tij, kur ai nuk ishte kryeministër…, për të cilën thuhet se ka qenë i tillë (edhe piktor), por që ende nuk i njihet ndonjë vepër.
Flitet dhe çfarë nuk flitet për kryeministrin Edi Rama. Flitet se ka qenë edhe basketbollist. Mundohet të serviret si “talent”. Për aq sa rrok kujtesa ime, “talenti” i Edi Ramës si basketbollist, bënte përshtypje vetëm se atëherë, ishte gjë e rrallë që dy vëllezër të ishin sportistë. Pra “talenti” i tyre qëndron se kur përmendeshin “vëllezërit Olsi dhe Edi Rama”, diçka ta vriste veshin…, por që vetëm me basketbollin nuk kishte të bënte… Sepse të themi përshembull, shumë nga ata që e njohin Edi Ramën për basketbollist, nuk e dinë që edhe Ilir Beqaj ka qenë i tillë. Por pse nuk e përmendin këtë fakt…?! Sepse i atij niveli ishte ish-basketbollisti ministër, sa sot nuk i mbahet mend të ketë lenë ndonjë gjurmë… Fiks i këtij niveli ka qenë edhe Edi Rama…, ndaj edhe rreket e investohet sot të rivijë si talent në basketboll e pikturë…, kur një gjë të tillë nuk e ka demonstruar kur  këto i kishte “detyrime funksionale”.
Po çfarë rëndësie kadhe  kjo në fund të fundit.
Sot ai ka të tjera “detyrime funksionale”…, si kryeministër. Le të merret me ato dhe le ta gjykojmë për ato… Piktura dhe basketbolli le të mbetet për atë si “pasione” që i ushtron në kohën e lirë, çuditërisht vetëm në orarin dhe në zyrën e punës, ku ka letra boll për të shkarravitur dhe së fundmi edhe një kosh basketbolli për kompensuar koshat që nuk mundte ti realizonte kur ishte “basketbollit profesionist”…


rmpkt_15709
Një nga punët e Edi Ramës si piktor, botuar në revistën e Sigurimit të Shtetit para vitit 1990

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY