Deschamps, zbulohen fjalët e trajnerit me lojtarët në pushimin e ndeshjes me...

Deschamps, zbulohen fjalët e trajnerit me lojtarët në pushimin e ndeshjes me Shqipërinë

56
0
Shares

Didier Deschamps duket qartë se ka qenë plotësisht në panik pas pjesës së parë të ndeshjes Francë-Shqioëpri kur është detyruar të ngrejë moralin e francezëve të vet për pjesën e dytë.

“Po luani një Europian, nuk po luani një miqësore. Duhet të jepni më shumë në fushë”, ishte apeli që tekniku francez u ka bërë lojtarëve të tij.

Sipas gazetës sportive franceze, “L’Equipe”, trajneri është dashur t’i tërheqë veshin futbollistëve në pushimin e ndeshjes, me një fjalim motivues, duke parë se ata nuk po bënin diferencën përballë kuqezinjve.

Më pas, fjalën e kanë marrë me radhë disa nga liderët e ekipit. Hugo Loris, Patris Evra, Loren Koshielni dhe Bleis Matuidi kanë motivuar shokët e skuadrës për pjesën e dytë, në fundin e të cilës Franca arriti të shënonte dy herë dhe të merrte tri pikët përballë kuqezinjve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY