MATURA SHTETËRORE/Rregullat për provimin e Matematikës

MATURA SHTETËRORE/Rregullat për provimin e Matematikës

94
0
Shares

Rreth 42.400 maturantë do të zhvillojnë nesër (17 qershor) provimin e Matematikës. Ky provim, i treti në kuadër të Maturës Shtetërore përmbyll provimet e këtij cikli.

Provimi do të zhvillohet në 201 qendra në të gjithë vendin. Do të ketë tre formate testesh, për gjimnazin e përgjithshëm, testi për arsimin profesional dhe testi i matematikës për gjuhët e huaja. Provimi është i ndërtuar me 25 pyetje, ku 13 janë me alternativa dhe 12 me zhvillim.

Rregullat e provimit:

-Provimi do të fillojë në orën 10.00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

-Maturanti paraqitet në qendrën e provimit 1 ore e 30 minuta përpara fillimit te provimit.

-Maturanti duhet të ketë me vete, vetëm dokumentin e identifikimit dhe stilolaps.

-Maturanti plotëson testin vetëm me stilolaps me ngjyrë të zezë ose blu dhe ne pyetjet me alternativa rrethon vetëm alternativen e saktë.

-Maturanti përjashtohet automatikisht nga provimi nëse mban me vete celular apo çdo mjet tjetër komunikimi në mjediset e provimit.

-Maturanti nuk duhet të dëmtoje kodin e sekretimit të testit, apo të vendos mbi te shenja të dallueshme dhe te veçanta.

-Maturanteve me aftësi te kufizuara do t’ju krijohen kushtet e përshtatshme për zhvillimin e provimit.

-Maturantët që dorëzojnë testin përpara kohës se mbarimit te provimit, nuk largohen nga qendra e provimit.

Maturanti nuk mund të:

a) ndryshojë vendin e caktuar;

b) komunikojë apo të japë informacion me maturantet e tjerë;

c) refuzojë kontrollin nga ana e administratoreve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY