Etrit Berisha, portieri ekipit kombëtar, zbulon shkakun e humbjes së ndeshjes së sotme ndaj Francës. Sipas tij, humbja erdhi për shkak të mungesës së eksperiencës, e cila sipas tij u duk me humbjen e përqendrimit në minutat e fundit.
“Ndeshja ishte e fortë dhe e vështirë, por mjaft e mirë nga ana jonë. Djemtë dhanë maksimumin. Eksperienca bëri që të humbasim ndeshjen, në minutat e fundit nuk ishim aq sa duhet të përqendruar.
Te goli i parë, lojtari francez doli i lirë, por momente që ndodhin në fraksion sekonde.
Nga dita e nesërme duhet ti harrojmë të gjitha dhe të shpresojmë e mendojmë që një fitore me Rumaninë të na mundësojë një vend të tretë në grup”, u shpreh Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/