Burg për ish-kryebashkiakun e Përmetit Gilberto Jaçe, akuzohet për shpërdorim detyre

Burg për ish-kryebashkiakun e Përmetit Gilberto Jaçe, akuzohet për shpërdorim detyre

262
0
Shares

Ish-Kryetari i Bashkisë së Përmetit Gilberto Jaçe është dënuar me një vit burg për shpërdorim detyre.

Dënimi i tij është dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Përmetit për një objekt 70 metra katrorë që i ishte dhënë me qira një personi nën administrim për 6 muaj.

Gilberto Jaçe humbi zgjedhjet vendore muajin e kaluar, i cili kandidoi për Aleancën për Shqipërinë Europiane, nën siglën e Partisë Socialiste. Jaçe kishte hedhur poshtë më parë akuzat e Prokurorisë, duke thënë se çdo veprim i kryer nga ai është tërësisht jo abuziv dhe konform ligjit.

Sipas tij, hapësira prej 70 metra katrorë është dhënë në korrik të 2015 me qera ndaj Muhamet Berzanit, ish-këshilltar i majtë në Këshillin Bashkiak të Përmetit, ndërkohë që tjetërkush që pretendon të jetë pronar i një hapësire publike, denoncoi këtë aferë në organin e akuzës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY