Kryeministri di nje menyre se si mund te fitohet ndaj Frances

Kryeministri di nje menyre se si mund te fitohet ndaj Frances

42
0
Shares

Kryeministri Rama u ka kërkuar lojtarëve të Kombëtares që në ndeshjen me Francën të clirohen psikologjikisht nga përgjegjësia duke i lënë dorë të lirë vetëm futbollit.

“Sonte sprova e dytë e Kuqezinjve. Super e vështirë po asgjë s’është e pamundur nëse djemtë e mrekullueshëm të Kombëtares do të hyjnë në fushë të çliruar nga presioni i jashtëzakonshëm i përgjegjësisë, që i pengoi të luanin lirisht në gjysmën e pjesës së parë të ndeshjes me Zvicrën dhe të ishin të kthjellët në rastet e pastra vetëm për vetëm përballë portierit… Le t’u çojmë me një like mesazhin e mbështetjes sonë të pakushtëzuar nga rezultati dhe cilidoqoftë rezultati, ata mbeten heronjtë e padiskutueshëm të këtij momenti magjik të futbollit tonë ‪#‎ForcaShqiperia në fushën e lojës dhe në shkallët e stadiumit ku tifozët kuqezinj bënë të flitet me superlativa për kulturën sportive që shfaqën para, gjatë dhe pas ndeshjes së parë me Zvicrën”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY