Kampionët në fuqi të Spanjës kanë nisur rrugëtimin e tyre në këtë Euro 2016 ndaj Çekisë. Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique ishte ai që çoi Furia Roja-n në fitore pas sulmevetë shumta në portën e Petr Cech. Shtatlarti arriti të shënonte me koke ne minuten e 87′ pas një krosi të Andres Iniesta-s.
Rastet e spanjollëve ishin të shumta me 19 mundësi të krijuara në portën çeke dhe siç pritej dominoi plotësisht në mbajtjen e topit, 70% me 30%.
Trajneri i të kuqve, Vincente Del Bosque, vendosititullar në portë portierin e Manchester United David De Gea pavarësisht skandalit që e përfshiu të riun disa ditë më parë për një abuzim seksual ndaj një të miture.
Kjo ishtenjë ndeshje speciale për mesfushorin David Silva, i cili luan ndeshjen e 100-të me fanellën e kombëtares spanjolle.
Ndeshja është e vlefshme për Grupin D dhe luhet në “Stade de Toulouse”.
ora news
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/