Horoskopi, 13 Qershor 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 13 Qershor 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

55
0
Shares

Dashi
Do të jetë një ditë e ndjeshme dhe me emocione të fora. Do të keni interes të mësoni sekretet e njerëzve që iu rrethojnë. Është ditë e përshtatshme për tu marrë me sport. Keni shumë ëndrra, punoni që ato të bëhen realitet.

Demi
Kjo nuk është dita më e favorshme për zhvillimin e planeve që keni. Çdo moment do mendoni për ëndrrat tuaja, po do të jeni të pafat, pasi nuk i keni kushtet për t’i realizuar. Kalojeni ditën me familjen nëse nuk jeni në punë. Bëni kujdes për shëndetin edhe më tepër, këshillohet të merreni me sport.

Binjakët
Dita është e favorshme për të luajtur me instrumente muzikore, për tu marrë me art, apo edhe për të lexuar. Shijojeni ditën dhe me miqtë tuaj, mi vendosni mure për të tjerët. Nëse jeni në kërkim të një lidhjeje, do të merrni propozime nga dikush që nuk e prisnit.

Gaforrja
Yjet ju favorizojnë që ëndrrat t’ju bëhen realitet. Çdo aktivitet që do ndërmerrni do të keni sukses. Nëse keni ndërmend për të ndryshuar punën, jeni në kohën e duhur. Kujdes me ushqimet. Është mirë të merreni me sport.

Luani
Luanët nuk do të jenë në gjendje të qëndrojnë indiferent ndaj mendimeve të njerëzve. Nëse keni lindur në mes të gushtit, ju do të jenë duke shpresuar për një mrekulli deri në momentin e fundit, Gjithashtu një problem i juaji do të sqarohet. Bëni kujdes me punën.

Virgjëresha
13 qershor i 2016 është i përshtatshëm për relaksim dhe për tu marrë me veten. Nëse ndiheni të lodhur, ju duhet të përpiqen për të marrë disa kohë pushim. Ndryshe do të flini gjumë në orarin e punës. Mendoni me pozitivistet, kjo ju sjell më shumë qetësi shpirtërore.

Peshorja
Axhenda e lirë është thjesht një domosdoshmëri sot. Një shëtitje në ajër të hapur, apo aktivitete të tjera do t’ju bëjnë shumë mirë. Shoqëria juaj do e kuptojë se jeni të pazëvendësueshëm. Nëse keni ndërmend të investoni, është dita juaj.

Akrepi
Një ditë ku shpresat, fantazitë dhe iluzionet do të rriten. Mos filloni ndonjë projekt të ri sot. E keni ende të vështirë të hiqni qafe kujtimet e së kaluarës. Ato ju mbajnë ende peng. Kaloni orët me shoqërinë që të mos bini në monotoni.

Shigjetari
Do t’i vendosni vetes kufizime dhe kjo do të sjellë një ditë të mërzitshme. Puna juaj ju duket e vështirë, megjithëse nuk keni asnjë arsye. Është mirë të bëni një shëtitje, telefononi mikun tuaj dhe gjeni diçka të re për të bërë. Mendojeni veten edhe pa internet, jetoni dhe pa atë.

Bricjapi
Mos kryeni asnjë transaksion monetar. Kjo nuk është dita për shpenzime. Gjatë gjithë ditës ju do të kaloni shumë kohë duke u marrë me ëndrrat duke mos u fokusuar në punën aktuale. Sot është e vështirë të jeni të qartë. Bëni kujdes, rrezikoni shumë!

Ujori
Një ditë më tepër se e zakonshme. Do përtoni të ngriheni nga shtrati. Njerëzit që ju rrethojnë do t;ju duken të lodhshëm e ndaj do të mbylleni në vetvete. Është mirë të kontrolloheni tek një mjek për problemet shëndetësore të ditëve të fundit.

Peshqit
Të lindurit e kësaj shenje vazhdojnë të merren ende me të kaluarën e tyre. Hidheni pas krahëve dhe shijoni të tashmen. Jetoni jetën si vjen, pavarësisht atyre që ju ka ndodhur. E nëse jeni optimist, do e kuptoni që edhe lumturia fillon edhe rritet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY