Policia prangos dy të kërkuar në doganën e Muriqanit

Policia prangos dy të kërkuar në doganën e Muriqanit

78
0
Shares

Policia e Shkodrës ndaloi në doganën e Muriqanit dy persona në kërkim kombëtar.
Ata janë:
•Mikelano Karaj, 25 vjeç, banues në Mamurras.

•Sokol Cali, 42 vjeç, banues në Lezhë.

Ndalimi i Mikelano Karaj, 25 vjeç, banues në Mamurras u bë pasi u paraqit në Pikën Kufitare Muriqan, ku pas verifikimit rezultoi shtetas në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal nga Gjykata e Apelit Durrës.

Dorëzimi i këtij shtetasi u bë në Komisariatin e Policisë Durrës, pa probleme.

Ndalimi i Sokol Calit, 42 vjeç, banues në Lezhë u bë pasi u paraqit në Pikën Kufitare Muriqan, ku pas verifikimit rezultoi shtetas në kërkim i dyshuar për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Dorëzimi i këtij shtetasi u bë në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pa probleme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY