Prokuroria merr në pyetje Veliajn për ndërtimin e parkut të lodrave

Prokuroria merr në pyetje Veliajn për ndërtimin e parkut të lodrave

54
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me kallzimin që është bërë ndaj tij ne lidhje me ndërtimin e parkut të lodrave, pranë liqenit artificial.

Burimet të organi të akuzës kanë bërë me dije se Veliaj është pyetur për bazën ligjor mbi të cilën është nisur ndërtimi i parkut dhe ndikimit që në mjedis. Kryetari i Bashkisë ka pohuar se kishin kërkuar një vlerësim konkret nga Ministria e Mjedisit, e cila konfirmonte se ndërtimi i parkut nuk kishte ndikim negativ në mjedis.

Veliaj është marrë në pyetje në mbasditen e së premtes ndërsa ka qënë i shoqëruar edhe nga nenkryetari i bashkisë Arbi Mazniku. Në lidhje me këtë hetim Prokuroria ka marrë në pyetje edhe persona të tjerë ndërsa pritet që javës që vjen organi i akuzës të marrë vendimin per fatin e dosjes, ndërsa sipas burimeve pritet mbyllja e saj.

Marrjen ne pyetje e ka konfirmuar edhe vete Veliaj, i cili gjate një reagimi në twiter, ka pohuar se kishte sqaruar prokurorinë se tashmë në këndin e lojërave nuk kishte as kafe as pallate.

Hetimet në lidhje me ndërtimin e parkut kanë nisur pas denoncimit të shoqërisë civile që kundërshtonte ndërtimin e këndit të lojërave në zonën e liqenit artificial në Tiranë. Ndërkohë në Gjykatën Administrative vijonë proceset civile.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY