DETAJE/ Vlorë, i plagosuri i sotëm i dënuar si anëtar i bandës...

DETAJE/ Vlorë, i plagosuri i sotëm i dënuar si anëtar i bandës së Gaxhait

1400
0
Shares

Gazmend Braka (Gaxhai), gjatë gjykimit

Policia e Vlorës sqaron se 39-vjeçari Armando Sulejmani i plagosur sonte pranë banesës së tij në lagjen “pavarësia”, ka qenë i dënuar me 20 vite burg për vrasje si ish-anëtar i Bandës së Gaxhait.
Mësohet se në 24 nëntor të vitit 2009 Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm kreun e bandës Gazmir Brakën, i njohur me pseudonimin “Gaxhai”. Ndërsa u dënuan me 25 vjet heqje lirie Armando Sulejmani, Sokol Sinemati, Edmond Leskaj dhe Gazmend Nebiu. Gjykata e Krimeve të Rënda i shpalli ata fajtorë, për tre vrasje të kryera në emër të bandës, pikërisht për vrasjen e Sadik Kurtit, Avdul Bajramit dhe Zihni Harunit, dënimi që u zbutën nga Gjykata e Lartë. Sulejmani më herët njihej edhe me pseudonimin Çipuri. Ai akuzohet për vrasjen e shtetasit Robert Boraku, ngjarje e ndodhur në datën 22. 06. 2002.
Policia po punon dhe po merr ne pyetje te plagosurin si dhe një person tjetër, i cili e shoqëronte atë.
Atentatorët kanë qenë dy persona te maskuar dhe janë larguar neper rrugicat e lagjes duke përfituar dhe nga errësira.
Policia ka shoqëruar disa persona.
Në vendin e ngjarjes, sipas policisë janë gjetur 13 gëzhoja, të cilat janë shkrepur nga dy armë. Sipas hetimeve, dy prej gëzhojave janë shkrepur nga i plagosuri dhe 11 të tjerash nga autorët.
Personi i plagosur 39-vjeçari ka qenë duke shkuar në shtëpi dhe dy persona i kane zënë pritë në hyrjen e pallatit (atentat) dhe kanë shtënë në drejtim të tij. Ndërkohë, i plagosuri i cili ka marre dy plumba ne trup por jashtë rrezikut për jetën ,i është përgjigjur me pistoletën tip TT që kishte me vete.


Për më shumë mund të lexoni edhe

EMRI & DETAJE/ Luftë në Vlorë, pritë te dera e shtëpisë – plagoset 39-vjeçari
/web/EMRI_DETAJE_Lufte_ne_Vlore_prite_te_dera_e_shtepise_plagoset_39_vjecari_19377_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY