Kapshticë, një djalë dhe një vajzë “shoqëronin” 20 kg kanabis

Kapshticë, një djalë dhe një vajzë “shoqëronin” 20 kg kanabis

77
0
Shares
Foto ilustruese

Foto Ilustruese

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Doganën dhe me Specialistët e  Seksionit  kundër Narkotikëve të DVP- Korçë goditën një rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Për pasojë mësohet se u bë  arrestimi në flagrancë i Renis Kasapi, 32 vjeç, banues në fshatin Karbunar, të rrethit Lushnjë. Ndërkohë mësohet se filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases S. C., 21 vjeç, banuese në Kombinat, Tiranë pasagjere në  mjet.
Bllokimi i lëndës narkotike u bë nga shërbimet e Policisë Kufitare në vijën e dytë, të cilët Përzgjodhën për kontroll të detajuar një automjet pasi krijuan dyshime  për trafik të lëndëve narkotike.
Burimet zyrtare të policisë saktësuan se gjatë kontrollit të detajuar nga Policia Kufitare, përfshi edhe procesin e skanimit të kryer nga Dogana, në  automjetin tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 049 NF, që drejtohej nga shtetasi Renis Kasapi, në shasi, në një vend të përshtatur janë gjetur dhe sekuestruar  në cilësinë e provës materiale, 40 (dyzetë) pako të mbështjella me natriban me një peshë 20 kg lëndë narkotike  e presuar e  dyshuar si cannabis sattiva.
Gjithashtu u sekuestruan  3 aparate celular, shuma prej 1150 Euro si edhe automjeti ku u gjet lënda narkotike.
Materialet  për hetime të mëtejshme, i  kaluan  Prokurorisë  të Krimeve  të Rënda  në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga  neni  283/a/2  i  Kodit  Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY