DURRËS/Sulmohet shtëpia, plagoset me armë fëmijë 12 vjeç

DURRËS/Sulmohet shtëpia, plagoset me armë fëmijë 12 vjeç

67
0
Shares

Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri një banesë duke lënë të plagosur një fëmijë 12 vjecar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 në Durrës, kur njerëz të armatosur qëlluan ndaj banesës së S.D, njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.05.2016, në lagjen Nr. 1, Durrës, persona të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit, D.Sh.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur nga një plumb rikoshet fëmija 12 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Krimet dhe grupi hetimor po kryejnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY