Përfundimi i autopsisë zbardh të tjera detaje nga mënyra se si u masakrua shqiptari i gjetur dje në një stan pa kokë. Sipas mediave të vendit ai është vrarë me plumba e pastaj i është prerë koka. “Sipas autopsisë, apo ekzaminimit mjekoligjor të kufomës nga Theodore Vouyiouklaki, shqiptari fillimisht ishte qëlluar me armë, gjë që i solli vdekjen” raportojne mediat greke. Sipas tyre kjo u konfirmua nga fakti që në mushkëri iu gjet një plumb. Më pas, viktimës i kishin prerë kokën në mënyrë makabre. Trupi i pajetë i shqiptarit u gjet pranë një ferme ku ai punonte prej dy muajsh. Ndërkohë koka e tij ende nuk është gjetur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/